Berisha: Shqipëria dixhitale, detyrimi më madhor
Në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, Berisha u shpreh se "Shqipëria në moshën dixhitale do të sjellë shumë më transparencë dhe do të vendosë shërbime qindra herë më të mira dhe më të shpejta se sa shërbimet e sotme".
Në këtë drejtim, Kryeministri u shpreh se "është e domosdoshme që të mobilizohen të gjitha potencialet njerëzore dhe financiare për realizimin e këtij projekti të madh, i cili do të ketë ndikim të jashtëzakonshëm në të gjithë jetën ekonomike, politike, kulturore dhe sociale të vendit". Procedurat jodixhitale, sipas Kryeministrit "janë procedurat manuale dhe janë të mundimshme të kushtueshme, të ngadalta, nuk janë transparente dhe janë jashtë kohe".
Duke kërkuar ngritjen e një drejtorie për Teknologjinë e Informacionit (IT) në çdo ministri, Kryeministri Berisha informoi se "drejtues i këtij procesi do të jetë Ministri i Refomave, Genc Pollo, ashtu sikurse ministrat do të jenë përgjegjës për shtrirjen e procedurave dixhitale që varen nga ministritë e tyre". Gjithashtu, Kryeministri kërkoi që në buxhetet e ministrive për vitin 2010, të kenë përparësi projektet e IT-së dhe të gjitha proceset e dixhitalizimit.
"Dixhitalizimi ndihmon për sa i përket ndihmës ekonomike, pasi ne duhet të disponojmë në kohën më të shkurtër emrin dhe gjendjen e të gjitha familjeve që përfitojnë këtë ndihmë. Gjithashtu nevojitet dixhitalizimi i gjithë trashëgimnisë kulturore dhe disponibiliteti i saj në formë dixhitale, shtrirja e mësimit në rrugë elektronike në të gjitha qelizat e arsimit", tha Kryeministri.
Dixhitalizimi me shpejtësi i gjithë doumentacionit të zyrës së Regjistrimit të Pasurive dhe Komisionit të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, sipas Kreut të Qeverisë është "kushti më përcaktues për të bërë transparencë në këto dy fusha thellësisht problematike për vendin".
"Për të luftuar korrupsionin në shëndetësi duhet të futet dixhitalizimi, ku njerëzit të regjistrohen dhe të kenë radhën e përcaktuar me kompjuter dhe jo me ryshfet. Ne duhet të menaxhojmë këtë qeverisje në interesin më të mirë të qytetarëve shqiptarë", tha Kryeministri.
Sipas tij "për qytetarët nuk mund të ketë interes më të mirë se sa ti kenë shërbimet e dixhitalizuara dhe të drejtohen në një sportel të vetëm për të komunikuar me të gjtiha qelizat e shtetit". "Kjo është mënyra më eficente e përdorimit të taksave të qytetarëve shqiptarë. Megjithë progresin që kemi bërë duhet një përpjekje e fuqishme për të tejkaluar mesataren europiane të shtrirjes së Teknologjisë së Informacionit", tha Kryeministri Berisha.