E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA, një libaneze shpallet Miss 2010

LAS VEGAS-Një 24 vjeçare arabo-amerikane i ka mundur 50 kandidatet tjera duke fituar titullin Miss 2010.

Agjencitë e lajmeve botërore bëjnë të ditur se në spektaklin e bukurisë që u mbajt mbrëmë në Las Vegas, Rima Fakih, emigrante nga Libani, u tha organizatorëve se familja e saj i ndjek të dyja besimet, myslimanizmin dhe krishterimin.

Ajo u shpërngul në Shtetet e Bashkuara si foshnje dhe u rrit në Nju Jork, ku vijoi një shkollë katolike.

Fakih përfaqësonte shtetin e Miçiganit. Juria vlerësoi Fakih si më të bukurën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›