E Diel, 1 Nëntor 2026

Vëllai i drejtorit të Magjistraturësi dënuar me 20 vjet burg në SHBA

 TIRANE - Vëllai i drejtorit të ri të Shkollës së Magjistraturës, Neshat Fana vuan dënimin prej 20 vitesh burg në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, informon gazeta Tema online.

Ai është dënuar për akuzën e vrasjes së mbetur në tentative, me rrezikshmëri të shkallës së dytë.

Sipas të dhënave, 49 vjeçarit i përfundon dënimi më 2017.  Ai e ka kryer krimin në vitin 2000, ndërkohë që dënimi për të është dhënë në vitin 2002.

Emërimi i Neshat Fanës, i cili njihet si ish- avokati i kryeministrit në detyrë, Sali Berisha pritet që të zyrtarizohet në mbledhjen më të afërt të Këshillit të Lartë të Drejtësisë. PS kundërshtoi emërimin e Fanës.

Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›