E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkodër, CEZ aksion për ndërprerjen e energjisë për debitorët

SHKODER - “CEZ Shpërndarje” vijoi sot në qytetin e Shkodrës aksionin për ndërprerjen e energjisë elektrike për konsumatorët që nuk paguajnë detyrimet.

Administratori i “CEZ Shpërndarje”, Sahit Dollapi paralajmëroi ndërprerjen e energjisë për të gjithë debitorët, ndërsa theksoi se ligji do të zbatohet si për bizneset, qytetarin dhe për institucionet.

Sipas Dollapit, ky aksion synon përmirësimin e imazhit të “CEZ Shpërndarje” dhe krijimin e besimit tek qytetarët.

Ndërkohë Dollapi paralajmëroi edhe vendosjen e gjobave mbi 81 mijë lekë të reja, për të gjithë konsumatorët që lidhin linja të dyta të paligjshme, për tu furnizuar me energji.

(er.nu/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›