E Shtunë, 31 Tetor 2026

‘Beautiful’, lamtumirë Rixhi, del nga skena pas 26 vitesh

TIRANE-Kaliforniani Ronn Moss, 61 vjec, pa një thinjë në kokë, këngëtar dhe basist bën pjesë në serialin e ‘Beautiful’ që në pjesën e parë të këtij telefilmi.

Ka ardhur çasti që aktori i famshëm protagonist i këtij seriali të dalë nga skena. Pas martesës për herë të fundit që do të ketë me Brooke Logan, aktori i shumëdashur nuk do të kthehet nga muaji tragjik i mjaltit.

Mashkulli më i dashur për femrat thuhet se si arsye për daljen nga skena e xhirimeve të mëtejshme të serialit e ka pasur, paratë.

Gjithsesi nuk dihet nese ky largim do jete i perhershem se regjizorët ndonjë ditë dhe mund ta ringjallin dhe ta rikthejnë Rixhin e famshëm, por kjo mbetet për t’u parë.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›