Vëllai nga babai i Obamës jeton në geto në Kenia (FOTO)
Ai jeton në një geto famëkeqe në Kenia, ku të gjithë e thërrasin zoti President.
Emri i tij është George Hussein Obama dhe është vëlla nga babai me Barack Hussein Obama, presidenti i parë i zi i SHBA dhe njeriu më i fuqishëm në botë.
Ndërsa presidenti amerikan ka lindur nga martesa e babait të tij me gruan e dytë në Havai, George ka lindur në Kenia nga martesa e Hussein me gruaj e katërt.
Jeta e George do jetë në qendër të një dokumentari, të quajtur thjesht 2016, përgatitur nga kritikët më të fortë të Obamës, ish- producentët e Listës së Shindlerit.
George rrëfen vështirësitë që ka pasur me pijen dhe drogën për një pjesë të mirë të jetës së tij, vështirësitë e të jetuarit në geto dhe përpjekjet për të qenë i pari i të varfërve, siç është vëllai i tij i pari i botës.
*Një vëlla nga babai i Obamës u prit si mbret në Shqipëri nga Sali Berisha dhe Fahri Balliu





