Në vend të qimeve i rriten thonj (FOTO)
Një vajzë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka befasuar mjekët pasi ka rënë viktimë e një sëmundje të paidentifikuar që bën që ti rriten thonjtë në vend të qimeve.
Shanyna Isom, 28 vjeç, vuajti nga një reaksion alergjik tre vjet më parë që i shkaktoi mesa duket edhe këtë sëmundje të rëndë. Ajo e ka vështirë që të ecë dhe të kryejë detyrat e përditshme.
Studentja e universitetit është mbuluar me këto thonj, që kanë zëvendësuar qimet në trupin e saj. Doktorët ende nuk ia kanë idenë si të kurojnë sëmundjen e saj.
Familja e vajzës ka edhe një problem tjetër pasi nuk paguan dot faturat e shtrenjta mjekësore. Në total ajo duhet të paguajë 250 mijë dollarë për të gjitha kontrollet që ka bërë dhe që nuk i mbulohen nga sigurimi shëndetësor.



