Vëmendje për fermerët e arrorët

Në diskutimet në Kuvend për këtë qëllim, ai shpjegoi se buxhetin për vitin 2012 për këtë ministri ka një rritje prej 5.2% krahasuar me këtë vit.
Duke shprehur optimizëm për investimet dhe financimet e rëndësishme që janë planifikuar të realizohen vitin që vjen, me qëllim zhvillimin e qëndrueshëm rural në vendin tonë, Ruli nënvizoi se përparësi financimi nga buxheti 2012 do të marrin projekti kombëtar i propozuar nga Kryeministri Sali Berisha për mbjelljen e shtimin e sipërfaqeve me arrore, lajthi, gështenja, arra, shegë dhe bajame, si projektet më të leverdishme për vendin, ndërkohë që, projekti për ullishtarinë vazhdon të bartë rëndësi për ekonominë rurale.
Sipas tij, programi për rritjen e sigurisë ushqimore në vend, përmirësimi i infrastrukturës së kullimit të ujit dhe ujitjes në bujqësi dhe aplikimi i kredive të buta për fermerin, renditen ndër komponentët kryesorë që do të përfitojnë dhe financimet më të mëdha. Në vijim, ai tha se buxheti 2012 reflekton vazhdimësinë dhe konsistencën e programit të qeverisë, të ndërmarrë në vite dhe që synon të përmbushë objektivat e qeverisë për uljen e varfërisë dhe rritjen e të ardhurave familjare. /Start/
2011-11-25 15:08