Tiranë, sherr me thika e shkop bejsbolli, 2 të plagosur tek “Abdullah Keta”
TIRANË- Një zënkë mes dy të rinjsh ka përfunduar me plagosjen e të dyve, njëri me thikë dhe tjetri me shkop bejsbolli. Ngjarja ndodhi rreth orës 14:50 pranë shkollës së mesme "Abdullah Keta" në kryeqytet.
Edhe pse nuk dihen ende shkaqet e ngjarjes, mësohet se fillimisht sherri ka nisur mes dy të rinjve të plagosur, ndërsa më pas janë përfshirë edhe persona të tjerë. Policia nuk bën të ditur ende identitetin e të plagosurve.
Dihet vetëm që njëri prej tyre po merr ndihmën në Spitalin Ushtarak, ndërsa tjetri, i plagosur më lehtë është ndaluar nga policia dhe po merret në pyetje.
(ma.ar/BalkanWeb)