E Diel, 1 Nëntor 2026

Vendet anetare te Lindjes ne BE-se nen presionin e trazirave shoqerore

Vendet anetare te Lindjes ne Bashkimin Evropian po perballen me trazira shoqerore e politike per shkak te masave te ashpra ekonomike qe BE-ja u kerkon atyre te zbatojne. BE-ja dhe institucione te tjera kane kembengulur qe vendet anetare te zbatojne shkurtime te thella buxhetore dhe te bejne ndryshime te tjera politike ne shkembim te angazhimeve prej miliarda dollaresh ne ndihma financiare per te permiresuar gjendjen financiare ne eurozone. Tensionet politike qe kane pasuar nxiten nje debat se sa shume kompromis me sovranitetin e tyre duhet te bejne keto vende anetare pas me shume se 2 dekadash qe kur ato u cliruan nga sferes e ndikimit te ish Bashkimit Sovjetik.

Rumania e varfer nje prej disa vendeve te Bashkimit Evropian qe  doli nga komunizmi para me shume se 20 vjetesh ndodhet perseri nen presion. Dhjetra njerez jane plagosur gjate protestave 2 javore here here te dhunshme kunder masave te ashpra ekonomike dhe perceptimit per korrupsion te perhapur ne kryeqytetin Bukuresht dhe qytete te tjera rumune.

Grumbuj te zemeruar protestuesish nga e gjithe shoqeria rumune studente te zhgenjyer nga sistemi i arsimit qe ata thone se nuk u sjell asgje tek pensionistet dhe infermjeret te cilet nuk kane burime financiare kane kerkuar doreheqjen e qeverise dhe te presidentit.

Kryeministri Emil Boc thote se e kupton zhgenjimin e tyre. Te henen ai shkarkoi ministrin e Jashtem sepse i cilesoi demonstruesit si turma njerzish te dhunshem e te prapambetur.

Trazirat me te renda shoqerore te Rumanise ne disa vjet jane lidhur me reformat e kerkuara nga Fondi Monetar Nderkombetar Bashkimi Evropian dhe Banka Qendrore ne shkembim te me shume se 27 miliarde dollareve ne ndihma financiare.

Administrata e qendres se djathte e kryeministrit Boc u detyrua te ulte rrogat e sektorit shteteror me 25 perqind nderkohe qe ngriti edhe taksat. Ai shkurtoi gjithashtu ndjeshem sigurimet shoqerore si dhe kujdesin shendetsor dhe koston e arsimit. Zhvillimet ne Rumani kane nxitur nje debat ne Evropen Lindore rreth vendosjes se kufizimeve se sa ndikim duhet te kete Bashkimi Evropian dhe institucionet e tjera perendimore ne ceshtjet e brendshme te vendeve anetare. Megjithate kryeministri rumun Boc thote se eshte ne favor te nje Evrope me te bashkuar.

Ne nuk duhet te kemi frike nga diskutimi per krijimin e Shteteve te Bashkuara te Evropes. Ndoshta jo ne nje te ardhme te afert por mendoj se ne duhet ta fillojme kete diskutim brenda vendeve individe dhe me pas ne nivelin evropian. Krijimi i Shteteve te Bashkuara te Evropes nuk do te thote qe vendet anetare te humbasin identitetin apo pasurite e tyre por do te permiresonte menyren se si ne veprojme se bashku me qellim qe te jemi ne gjendje te kemi sukses ne konkurencen globale qe nuk eshte dicka e lehte. Ne duhet te fillojme te flasim rreth ketij skenari.

Ne Hungarine fqinje kryeministri Viktor Orban thote se masat e ashpra ekonomike dhe kerkesat politike te komunitetit nderkombetar perbejne nje kercenim per sovranitetin e vendit te tij. Ai eshte kritikuar nga BE-ja dhe Shtetet e Bashkuara per shtimin e kontrolleve qeveritare mbi institucionet qe me pare ishin te pavarura si banka qendrore media dhe drejtesia. Qeveria e tij ka kufizuar gjithashtu kishat dhe grupe te tjera fetare te njohura nga shteti.

Komisioni Evropian ka kercenuar se do te ndermarre masa ligjore nese Hungaria nuk zbut kontrollin qeveritar ndaj bankes qendrore dhe gjykatave.

Kryeministri Orban i cili u takua te marten me presidentin e Komisionit Evropian Zhose Manuel Barroso tha kohet e fundit se eshte shume e veshtire te arrihet nje balance mes kerkesave te Bashkimit Evropian dhe nevojave te elektoratit te tij.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›