Izraeli refuzon ekstradimin e ukrainasit Gongadze

Prokurori i përgjithshëm i Ukrainës, Viktor Pshonka, tha se Izraeli po refuzon të ekstradojë Mikola Melniçenkon, ish truprojë presidenciale, i implikuar në rastin e vrasjes së gazetarit investigativ, Heorhiu Gongadze.
Melniçenko kishte dorë në publikimin e audio incizimeve, në të cilat ish presidenti Leonid Kuçma, dëgjohej qartë duke shprehur irritim me gazetarin Gongadze.
Në shirit dëgjoheshin edhe biseda për mënyrat e “heshtjes” së reporterit. Gazetari Heorhiu Gongadze u gjet i vdekur në vitin 2000.
Ish presidenti Kuçma u lirua nga të gjitha akuzat lidhur me rastin Gongadze, nga një gjykatë ukrainase, në dhjetorin e kaluar, ndërsa Melniçenko ishte akuzuar për keqpërdorim të zyrës dhe zbulim të fshehtësive shtetërore, që kishte ndikuar që ai të largohej në Izrael.