E Shtunë, 31 Tetor 2026

KS, takim emergjent për Sirinë

Diplomatët francezë thanë se Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara do të diskutojë krizën në Siri, në një takim të papritur që do të mbahet të premten.

Misioni francez në kuadër të Kombeve të Bashkuara, nëpërmjet rrjetit social Twitter, ka njoftuar se Këshilli do të takohet për të shqyrtuar hapat e nevojshme për të adresuar situatën në Siri.

Kombet e Bashkuara thonë se 5,400 vetë janë vrarë në përpjekjet e qeverisë siriane për të mposhtur protestat e qytetarëve.

Ambasadori gjerman, Piter Vitig, dhe diplomatë të tjerë evropianë kanë zhvilluar takime këtë javë me diplomatë nga vendet arabe, përfshirë këtu Marokun dhe Katarin, për miratimin e një rezolute, e cila do të mbështeste fuqishëm Ligën Arabe në përpjekje për t`i dhënë fund krizës.

Anëtaret e përhershme të Këshillit të Sigurimit, Rusia dhe Kina, kanë shfrytëzuar të drejtën e vetos vjeshtën e kaluar për bllokimin e një rezolutë evropiane mbi Sirinë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›