Vendet e BE: Te sigurohet stabiliteti ne Kosove

Tre vende te Bashkimit Evropian, Hungaria, Cekia dhe Letonia, gjate Asamblese se Pergjithshme te Kombeve te Bashkuara i kane bere thirrje organizates qe te luaje nje rol me aktiv ne Kosove, ne menyre qe te sigurohet stabiliteti ne kete vend dhe ne te gjithe rajonin.
“Pa nje Kosove te qendrueshme nuk do te kete stabilitet ne Ballkan”, ka deklaruar shefja e diplomacise hungareze, Kinga Gonc.
Ministri i Jashtem i Cekise, Karel Shvarcenberg ka shprehur gatishmerine e vendit te tij per te ndihmuar Kosoven, por edhe Serbine qe te integrohen ne BE.
Ndersa presidenti i Letonise, Vladis Zatlers ka theksuar se pas shpalljes se pavaresise, OKB, SHBA dhe BE duhet te angazhohen per forcimin e shtetit te Kosoves dhe ekonomise ne kete vend.