Ndal dhunes Paralajmerim i bashkesise nderkombetare ndaj Sirise

Bashkesia nderkombetare po rrit presionin ndaj udheheqjes siriane per te ndalur dhunen kunder demonstruesve. Nderkohe qe ne Keshillin e Sigurimit u debatua te premten per Sirine Sekretari i Pergjithshem i OKB-se Ban Ki Moon u shpreh me shqetesim te thelle dhe i cilesoi veprimet brutale te forcave te sigurise si te papranueshme. Sipas te dhenave te Kombeve te Bashkuara kryetari i shtetit ne Siri Bashar al-Assad nuk pranon me biseda te tjera telefonike me Ban. Edhe kryeministri turk Rexhep Taip Erdogan e akuzoi me fjale te ashpra regjimin ne Damask per akte mizore kunder civileve.
Masakra ndaj civileve Denohet dhuna ne Siri
Edhe ne nje deklarate te Shtepise se Bardhe ne Uashington kritikohet ashper dhuna ndaj kritikeve te regjimit. Zedhenesi i Shtepise se Bardhe Jay Carney tha se Shtetet e Bashkuara e denojne dhunen e shemtuar ne te gjithe Sirine por sidomos ne veriun e vendit. Ministri amerikan i Mbrojtes Robert Gates beri fjale per masakra ne jetet e pafajshme.
SHBA do ta mbeshtesin ne Keshillin e Sigurimit nje projektrezolute te paraqitur nga Gjermania Franca Britania e Madhe dhe Portugalia ne te cilen denohet Siria per shkeljen sistematike te te drejtave te njeriut. Fuqite me te drejte vetoje ne Keshillin e Sigurimit Rusia dhe Kina deri tani jane kunder nje denimi zyrtar te udheheqjes ne Damask. Siria paralajmeroi Kombet e Bashkuara te mos nderhyjne ne punet e saj te brendshme. Nje shkrese perkatese i eshte drejtuar Sekretarit te Pergjithshem te OKB-se Ban Ki Moon.
Ushtria nderhyn serish
Policia dhe ushtria ne Siri po u kundervihen me dhune te ashper perkrahesve te opozites. Kanali amerikan CNN bazuar ne te dhena nga deshmitare njofton se forcat siriane te sigurise kane qelluar nga helikoptere me arme automatike kunder demonstruesve ne qytetin Maaret al-Numan ne veri te vendit. Ne te gjithe Sirine sipas te dhenave te aktivisteve per te drejtat e njeriut te premten dolen serish ne rruge dhjetera mijera vete per te kerkuar doreheqjen e kryetarit te shtetit Bashar al-Assad. Gjithsej u vrane 22 vete. Ne qytetin Xhizer al-Shogur ne veriperendim te vendit ne kufirin me Turqine kane hyre serish tanke te ushtrise.
Autor AG/Xhani
Redaktoi Lindita Arapi