E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vendet e Ballkanit ta njohin Kosoven para aderimit ne BE”

PRISHTINE - Jane disa kritere te cilave duhet permbajtur per t’u integruar ne Bashkimin Evropian, ndaj do te duhej te ishte parakusht njohja e pavaresise se Kosoves, nga vende te caktuara, duke perfshire ketu dhe Serbine. Keto komente i ka bere dje ne Prishtine ministri i Shtetit gjerman per Evropen Gynter Gloser. Ministri eshte pritur nga presidenti Fatmir Sejdiu, zevendeskryeministri Hajredin Kuci dhe ministri i Jashtem Skender Hyseni. Pavaresisht ecjes pozitive, Kosova ka ende shume sfida perballe vetees, duke perfshire edhe ato ekonomike per te cilat Gjermania dhe vende tjera te Bashkimit Evropian jane te gatshme te ofrojne mbeshtetje te nevojshme. Keshtu tha ministri Gloser pas takimit me presidentin Fatmir Sejdiu. Ministri Gloser theksoi po ashtu se institucionet kosovare, ashtu sic jane angazhuar, duhet te vazhdojne me zbatimin e planit te Ahtisarit, ne pikat qe kane te bejne me integrimin e pakices serbe. “Per te ndodhur integrimi i pakices serbe duhet dhe nje angazhim i vete serbeve. Mirepo, shpresoje se me formimin qeverise se re ne Serbi mund te ndodh nje kthese pozitive ne menyre qe te dyja vendet te mund te bashkepunojne ne te ardhmen. Megjithese jane disa politika qe nuk mund te ndryshojne duke shtypur nje buton por duhet pak me shume kohe”, vleresoi Gloser.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›