Halili: Me mire te merkuren
Refik Halili, donatori qe ka presidencen e Tiranes ne kete vit futbollistik, ka deklaruar se puna do te nise te merkuren, pasi e marta eshte dite tersi. Duket mjaft supersticioz donatori, qe nuk harron te falet dhe ne xhami. “Me mire te merkuren, se e merkura sjell ogur”, deklaron donatori Halili, i cili me pas thote mendimin e tij per trajnerin e sapoemeruar. “Besoj se me trajnerin nuk kemi gabuar. Dua t’u garantoj se sezoni futbollistik i Tiranes do te perfundoje me kete trajner, cfaredo rezultati qe do te kete Slishkovic me Tiranen. Pas disa mbledhjeve te gjata me donatoret, kemi rene dakord ne percaktimin e disa pikave thelbesore. Kemi arritur qe te sjellim nje trajner, nje emer te madh ne futboll, nje trajner qe meriton qe te jete trajner i Tiranes. Ne kemi biseduar gjate me te, kemi perfunduar kontraten te shkruar edhe ne shqip edhe ne gjuhen angleze. Kemi mbaruar te gjitha detyrimet dhe trajneri pret te filloje pune, qe do te filloje pasneser (10 korrik), meqenese bie e merkure dhe mbase dita e merkure mund te jete nje ogur i mire”.
Slishkovic shijon nje gote vere te bardhe
Ne perfundim te konferences per shtyp, trajneri i ri i Tiranes, boshnjaku Bllazhe Slishkovic, nuk ka hezituar te rrekelleje ndonje gote me vere te bardhe, nga ajo qe mban donatorja Shefikat Ngjela ne kantinen e saj ne “Bar-Restorant Austria”. Kokteji i shtruar ne fund te konferences beri qe te gjithe ta harrojne per pak kohe Tiranen.