Slishkovic: S’do kem fatin e tyre
Tirana ka prezantuar dje trajnerin e saj te ri, boshnjakun Bllazhe Slishkovic, i cili do te jete trajneri i katert i huaj ne historine e bardhebluve. Ai shprehet i kenaqur dhe e nis biseden e tij te pare me mediet shqiptare, duke pershkruar ndjesite e tij ne kryeqytet. “Fillimisht, do te doja te pershendesja gazetaret dhe te gjithe ju qe jeni salle. Kam shtate dite qe jam ne Tirane, dhe jam shume i kenaqur me pritjen dhe i mahnitur me qytetin. Eshte krenari per mua te drejtoj ekipin e Tiranes. E di qe kam ardhur tek ekipi me i mire, qe ka me shume tituj kampione, dhe eshte ekipi me i mire ne Shqiperi. Qellimet e klubit dhe presidentit jane qe te behet serish me i miri”. Me pas, ai kerkon te saktesoje kontraten qe ka me klubin e Tiranes dhe se cfare pret nga keto 365 dite pune, edhe pse qe ne fillim kerkon te qendroje me gjate. “Megjithese kam nenshkruar per nje vit, do te deshiroja qe te vazhdonim te punonim edhe vite te tjera se bashku. I kam pare kushtet e stervitjes se klubit te Tiranes, dhe ne pergjithesi jam i kenaqur. Njoh me shume gojarisht edhe ekipin e Tiranes, lojtaret qe e perbejne ate”. Megjithate, ai ka nje faktor kunder, historine e trajnereve te tjere te huaj, qe kane luajtur me Tiranen, te cilet nuk kane mundur kurre ta perfundojne kontraten me klubin bardheblu. “Na vjen keq ne trajnereve, por kjo eshte puna jone. Rezultatet na bejne qe te rrime apo te largohemi. Nese do te kemi rezultate dhe ekipi do te shkoje shume mire, do te ri. Megjithate, une jam i sigurt, se presidenti apo specialistet do ta kuptojne se une do te punoj mire dhe ne menyre profesionale, mund te them se edhe me rezultate jo te mira une mund te qendroj ne pune. Nuk kam frike nga puna”, deklaron me optimizem Slishkovic. Boshnjaku beson se shume shpejt do te jete ne gjendje te filloje nga puna dhe se per dy jave do te kete krijuar idete e para rreth ekipit. “Besoj se ne 14-15 ditet e para do t’i njoh mire lojtaret dhe do te kem nje pamje te Tiranes me te mire sesa sot. E di qe presidenti dhe njerezit e tjere, qe merren me ekipin, kane bere perforcimet e duhura, megjithate, une kam kerkuar qe pas dy javesh te fillojme edhe perforcim thelbesor e kryesor ne ekip. Mezi pres qe te filloj te punoj, qe kampionatin shqiptar ta nisim sa me mire si ekip. Si mund te luajme? Garantoj se do te luajme bukur dhe fort, ashtu si ka luajtur Tirana edhe vite me pare, perpara se te vija une. Do te luajme me nje theks sulmues”. Ne fund, ai rezervon dhe dy fjale per tifozet e Tiranes, me te cilet shpreson te kete nje marredhenie te frytshme. “Ne ekip do te mundohem qe sa me shume elementi i ri i dale nga moshat e Tiranes te kene hapesire. Nje gje eshte e sigurt se bluzen e Tiranes do ta veshe ai qe jep maksimumin ne stervitje dhe e meriton kete bluze, qe eshte shume e rendesishme. Qe ne momentin qe kam nenshkruar kontraten, jam tifozi me i madh i Tiranes dhe do te bej gjithcka, qe Tirana te fitoje. Jam ne dijeni te tifozeve te Tiranes. Une besoj se me lojen qe do te beje ekipi, kritikat do te jene te vogla dhe tifozeria do te jete e kenaqur me mua. Futbolli luhet se pari per tifozet”.