Vendet vakantë, Lleshi: Nuk cënohet KQZ-ja. Bashkëpunim për mbarëvajtjen e zgjedhjeve
Kryetarja e KQZ-së Lefteri Lleshi ka kërkuar sot mbështetjen e forcave politike, mediave dhe shoqërisë civile për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor.
Duke folur në një seminar për mosmarrëveshjet zgjedhore, Lleshi ka deklaruar se mosplotësimi i vendeve vakant në KQZ nuk e cënon punën e këtij komisioni.
Zgjidhja e mosmarrëveshjeve është mekanizmi thelbësor për mbarëvajtjen e zgjedhjeve. Praktika ka treguar se problemet lindin pas procesit të zgjedhjeve. KQZ ka dhe do të ketë rol të veçantë për zgjidhjen e tyre, por nuk mjafton po nuk pati mbështetjen e forcave politike, mediave dhe shoqërisë civile. Ne duam zgjedhje me standarte edhe pse nuk kemi numrin maksimal kjo nuk e cënon punën tonë. Kodi aktual plotëson rekomandimet e ODIHR çka i jep përgjegjësi KQZ edhe kështu siç është të administrojë zgjedhjet tha ajo.
Lleshi theksoi më tej se KQZ-ja do të punojë me përkushtim dhe transparence për mbarëvajtjen e procesit dhe se vendimet do merren vetëm në frymën e ligjit.
Unë dhe kolëget e mi kemi eksperincën e duhur, do bëjmë përgatitjet e duhura për arritjen e transparencës dhe standarteve, do punojmë me përkushtim. Do jemi të paanshëm, vendimet tona do ndikohen vetëm nga fryma e ligjit, ashtu sic emi betuar para Kuvendit. Megjithatë suksesi i procesit është rezultat i kontributit të përbashkët, shtoi më tej Lleshi.