E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vendi i Parlamentit është në Strasburg

29-04-2011 / Nga Laurent Wauquiez (European Voice)

Duke votuar zvogëlimin e numrit të seancave plenare për t’u mbajtur në Strasburg, euro-parlamentarët evropianë po dëmtojnë rëndë imazhin e vetë Bashkimit Evropian. Disa euro-parlamentarë e panë të udhës të miratojnë një amendament të kalendarit të seancave plenare të Parlamentit Evropian për vitet 2012 dhe 2013. Kjo do të thotë që të tkurret numri i seancave parlamentare në Strasburg.
Ky votim është thellësisht i qortueshëm, i pabazë dhe në kohën më të papërshtatshme, pasi bie në kundërshti me pritshmëritë e qytetarëve evropianëve (si dhe të vetë deputetëve evropianë) që ata kanë ndaj ngrehinës evropiane. Është një sipërmarrje fatkeqe, ndërsa vendimi mund të thuhet se është simbolikisht i papërshtatshëm. Evropa nuk duhet të hedhë shtat vetëm në një qytet, me ndërtesa të rrasura te njëra-tjetra. Kjo do të fuqizojë imazhin teknokratik që edhe deri më tani ka shkaktuar shumë dëme.
 Për këtë arsye, Parlamenti Evropian nuk është i vetmi institucion që nuk zë vend në Bruksel. Këshilli i Ministrave i mban takimet e tij në Luksemburg, në muajt Prill, Qershor dhe Tetor. Ka disa departamente të Komisionit Evropian që janë të vendosura në Luksemburg, Banka Qendrore Evropiane(BQE) e ka selinë e saj në Frankfurt, ndërkohë që Europoli i ka zyrat në Hagë. Agjencitë e 27 vendeve anëtare të Bashkimit Evropian janë të shtrira në vendet anëtare të BE-së. Strasburgu shërben edhe si vendi i Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut dhe të ‘Avokatit të Popullit’(evropian). Është një qytet që lidhet ngushtë me vlerat evropiane. Strasburgu përfaqëson një Evropë që është pranë qytetarëve të saj, një Evropë që është krenare për simbolet e saj. Strasburgu përfaqëson edhe vendin ku është kryer pajtimi franko-gjerman, guri i themelit të ngrehinës evropiane.
Ky vendim është i pabazë dhe mbështetet tek argumentet që qëndrojnë vetëm në dukje. Kostot e shpenzimeve të udhëtimeve të euro-parlamentarëve nuk lidhen në mënyrë të drejtpërdrejtë me vendndodhjen e Parlamentit Evropian në Strasburg. Ato janë shumë thelbësore për mandatin e euro-parlamentarëve, që i detyron ata të udhëtojnë rregullisht sa nga njëra zonë elektorale aq edhe në tjetrën. Qyteti ofron të gjitha kushtet materiale dhe politike për Parlamentin Evropian, që ai të punojë fjollë dhe në mënyrë të kënaqshme. Një vendim i tillë nuk është marrë në çastin e duhur, në një kohë kur të gjitha fuqitë e Parlamentit Evropian sapo janë forcuar mjaft nga Traktati i Lisbonës, të ulësh numrin e seancave parlamentare do të thotë të dobësosh mbarëvajtjen e Parlamentit Evropian. Vërtet mendojnë euro-parlamentarët se legjitimiteti i tyre do të vijojë të rritet ndërkohë që numri i orëve të punës pëson ulje? Shpreh përdëllimin tim për Parlamentin Evropian që luan një rol të rëndësishëm në gjirin e institucioneve evropiane. Si përfaqësues të drejtpërdrejtë të qytetarëve evropianë, euro-parlamentarët e vlerësojnë si një privilegj të rritjes së fuqisë së tyre. Të mbash dy seanca plenare në të njëjtën javë do të thotë të lëshosh një sinjal negativ si institucioneve evropiane ashtu edhe qytetarëve evropianë.
Nuk mund të ketë dykuptimësi në lidhje me këtë çështje: Strasburgu është vendi i Parlamentit Evropian. Ky është një pozicionim që ka arsyet e saj politike që unë i kam nënvizuar, dhe, ligjërisht, që mbështetet te traktatet që dëshmojnë dhe garantojnë Strasburgun si vendin e Parlamentit Evropian. Për pasojë, Franca do t’i kërkojë Gjykatës Evropiane të Drejtësisë të mbikëqyrë ligjërisht zbatimin e këtij vendimi, një vendim që anashkalon Protokollin Nr.6 të Traktatit të BE-së dhe, për këta arsye , edhe të mëdyshjes së vendit të Parlamentit.
Qëndrimi im ndaj kësaj çështje është i prerë, siç e kam bërë të qartë qysh në udhëtimin tim të parë në Strasburg, vetëm pak ditë pasi mora në dorëzim detyrën. Këtu nuk është çështja për të mbrojtur thjesht këndvështrimin francez. Në këta rast, në rrezik ndodhet vetë Evropa që ne duam të ndërtojmë. Evropa që unë dua të mbroj është e larmishme dhe demokratike – dhe për këtë arsye vendi i saj është në Strasburg.

Autori është ministër francez i Çështjeve Evropiane

...

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›