E Diel, 1 Nëntor 2026

Kapshticë, arrestohet autori i dyshuar i vrasjes së gardianit të burgut

Foto ilustruese

24 orë pas vrasjes së gardianit të burgut 313, policia ka arrestuar autorin e dyshuar të krimit.

Beqir Xheçuka, 38 vjeç, është vënë në pranga mëngjesin e sotëm në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës.

Ai po tentonte të kalonte nga zona e kufirit të gjelbër me 6 klandestinë të tjerë në drejtim të Greqisë, ku do të fshihej.

Efektivi i policisë së burgjeve, Ymer Hajdari, u vra mëngjesin e së martës, teksa shkonte në punë. Policia tha se pista kryesore e hetimit ishte ajo e vrasjes për hakmarrje. / G.N.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›