Komisioni i ligjeve, seancë dëgjimore me Ardian Vishën

Komisioni parlamentar i Ligjeve ka nisur seancën dëgjimore me kandidatin Ardian Visha, i propozuar nga Partia Socialiste për vendin vakant në Këshillin e Lartë të Drejtësisë.
Një javë më pare komisioni zhvilloi një seancë dëgjimore me kandidatin tjetër Elvis Cefa, i propozuar nga maxhoranca dhe që aktualisht mban postin e drejtorit të Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave.
Pas mbetjes vakant të postit të nënkryetarit të KLD-së, me largimin e Kreshnik Spahiut, grupi parlamentar i PD-së propozoi Elvis Cefën si anëtar i ri në këtë institucion.
Kësaj kandidature iu bashkangjit nga PS-ja menjëherë emri i Ardian Vishës, dikur prokuror dhe që prej disa vitesh ushtron profesionin e avokatit.