Vendim për kalimin ne administrim të KESH, SHa-së të një sipërfaqeje, për ndërtimin e një TEC-i, në komunen Qender, në veri të portit të ri të
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të ligjit nr.7843, datë 13.7.1994, “Për regjistrimin e pasurive të paluajtshme”, të neneve 13 e 15, shkronja “c”, të ligjit nr.8743, datë 22.2.2001, “Për pronat e paluajtshme të shtetit”, të ndryshuar, të ligjit nr.7638, datë 19.11.1992, “Për shoqëritë tregtare”, të ndryshuar, dhe të pikës 1, të nenit 17, të ligjit nr.9385, datë 4.5.2005, “Për pyjet dhe shërbimin pyjor”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I :
Kalimin në administrim të KESH, sha-së, për ndërtimin e një TEC-i, në komunën Qendër, në veri të portit të ri të Vlorës, të sipërfaqeve në pronësi të shtetit dhe në administrim të:
Ministrisë së Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave (fondi pyjor), konkretisht: zona kadastrale 8604:
a) Pasuria nr.47/58, sipërfaqe 8 500 m2, pyll;
b) Pasuria nr.47/61, sipërfaqe 7 000 m2, pyll;
c) Pasuria nr.47/64, sipërfaqe 17 000 m2, pyll;
ç) Pasuria nr.47/65, sipërfaqe 22 000 m2, pyll;
d) Pasuria nr.47/67, sipërfaqe 17 075 m2, pyll;
dh) Pasuria nr.47/71, sipërfaqe 25 000 m2, pyll;
Në total sipërfaqen 96 575 m2, pyll.
Qarkut të Vlorës, konkretisht: zona kadastrale 8604:
Pasuria nr.47/63, sipërfaqe 2 800 m2, ranishte;
Pasuria nr.47/66, sipërfaqe 2 800 m2, rrugë (ranishte);
Pasuria nr.47/70, sipërfaqe 34 000 m2, ranishte;
Në total sipërfaqen 39 600 m2, ranishte.
Ngarkohen KESH, sha-ja, për kryerjen e procedurave të nevojshme ligjore për regjistrimin, si asete të paluajtshme të saj, të pasurisë së përcaktuar në pikën 1, të këtij vendimi.
Ngarkohen ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, ministri i Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave, drejtori i Përgjithshëm i KESH, sha-së, dhe kryeregjistruesi i Pasurive të Paluajtshme të Republikës së Shqipërisë për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA