Vendim për ruajtjen dhe sigurimin e objekteve më të rëndësishme shtetërore
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të shkronjës “dh”, të nenit 4, të ligjit nr.9749, datë 4.6.2007, “Për Policinë e Shtetit”, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Ministria e Brendshme ruan dhe siguron, me punonjës të Policisë së Shtetit, objektet shtetërore, të përcaktuara në lidhjen 1, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
2. Fondi i pagave dhe i shpenzimeve, të nevojshme për zbatimin e këtij vendimi, të mbulohet nga fondet buxhetore, të miratuara për Ministrinë e Brendshme.
3. Objektet, të cilat nuk përfshihen në lidhjen 1, që i bashkëlidhet këtij vendimi, dhe që, aktualisht, janë në ruajtje nga Policia e Shtetit, brenda 2 muajve, pas hyrjes në fuqi të këtij vendimi, të merren në ruajtje nga vetë subjektet.
4. Vendimet nr.112, datë 8.3.2001, “Për ruajtjen dhe sigurimin e objekteve më të rëndësishëm shtetërore”, të ndryshuar, dhe nr.390, datë 15.8.2002, “Për ruajtjen dhe sigurimin e disa objekteve shtetërore”, të ndryshuar, të Këshillit të Ministrave, shfuqizohen.
5. Ngarkohet Ministria e Brendshme për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA