Vendime të miratuara në mbledhjen e Këshillit të Ministrave
-Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave u morën në shqyrtim dhe u miratuan vendimet e mëposhtme;
V E N D I M
PËR
KOMPENSIMIN E PAGESËS PËR PAJISJEN ME LETËRNJOFTIM E SHTRESAVE NË NEVOJË
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, me propozimin e zëvendëskryeministrit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I :
1. Shtresave në nevojë t’u kompensohet pagesa për pajisjen me letërnjoftim në shumat, si më poshtë vijon:
a) Në masën 700 (shtatëqind) lekë:
i. Çdo anëtari të familjes, që trajtohet me ndihmë ekonomike dhe që është mbi 18 vjeç, si dhe të atyre që e mbushin këtë moshë para datës 30 qershor 2009;
ii. Personave me aftësi të kufizuar, të lindur a të bërë të tillë, të cilët deklarohen të paaftë për punë me vendim të KMCAP-së, sipas pikës 3, të nenit 7, të ligjit nr.9355, datë 10.3.2005, “Për ndihmën dhe shërbimet shoqërore”, si dhe anëtarëve të familjeve të tyre, që janë mbi 18 vjeç, kur personi me aftësi të kufizuar është kryefamiljar;
iii. Personave, që përfitojnë pagesë papunësie;
iv. Studentëve.
b) Në masën 400 (katërqind) lekë:
i. Të gjithë personave që përfitojnë pension pleqërie, në fshat apo qytet, të plotë ose të pjesshëm, si dhe pension invaliditeti;
ii. Personave në ngarkim të pensionistëve, të cilët janë pa të ardhura.
c) Në masën 200 (dyqind) lekë punonjësve të institucioneve buxhetore, me pagë mujore bruto jo më të madhe se 35 000 (tridhjetë e pesë mijë) lekë, si dhe personave në ngarkim të
d) tyre, pa të ardhura.
2. Pagesa e kompensimit është rimbursim i pagesës së bërë dhe të dokumentuar për marrjen e letërnjoftimit dhe kryhet për aplikimet e bëra deri në 30 maj 2009. Pas kësaj date nuk kompensohet asnjë pagesë.
3. Kompensimet jepen, përkatësisht, nga zyrat ku bëhen pagesat për pagat, ndihmën ekonomike, papunësinë dhe pensionet. Për studentët pagesa bëhet nga universitetet, ku ata studiojnë. Pagesa e kompensimit përfituesit bëhet menjëherë me fondet buxhetore, të miratuara në buxhetet e institucioneve përkatëse dhe këto të fundit kërkojnë rimbursimin për pagesat e kryera, sipas rregullave të përcaktuara në këtë vendim.
4. Pagesa e kompensimit bëhet në mënyrë të menjëhershme, pasi personi përfitues paraqet, në zyrat e përmendura në pikën 3, të këtij vendimi, fotokopje të dokumentit, të dhënë nga zyra e gjendjes civile, pas aplikimit për pajisjen me letërnjoftim, të shoqëruar me mandatin e pagesës, së bërë nga përfituesi.
5. Në fund të muajit, çdo institucion buxhetor dhe njësi e qeverisjes vendore raporton, përkatësisht, në ministritë/institucionin qendror, nga i cili varet, dhe në Ministrinë e Brendshme listëpagesën e përfituesve të kompensimit të paguar për muajin, së bashku me fotokopjet e mandateve të përfituesve. Ministritë dhe institucionet qendrore, bazuar në këto raporte, bëjnë një kërkesë përmbledhëse për rimbursimin e fondeve të shpenzuara, në Ministrinë e Financave, e cila bën çeljen e menjëhershme të fondeve për ministritë dhe institucionet qendrore. Këto të fundit bëjnë, më tej, rimbursimin për institucionet vartëse dhe njësitë e qeverisjes vendore.
6. Efektet financiare, që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi, në shumën 500 000 000 (pesëqind milionë) lekë, të përballohen nga fondi rezervë i vitit 2009.
7. Rregullat e hollësishme dhe mënyrat e pagesës së kompensimit të përcaktohen në udhëzimin e përbashkët të ministrit të Financave, të ministrit të Brendshëm dhe të ministrit të Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletore zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
* * *
V E N D I M
PËR
MIRATIMIN E DHËNIES SË LEJES SË KONCESIONIT “ARMO”, SHA-SË, TIRANË, PËR PËRPUNIMIN E NAFTËS, GAZIT DHE TË NËNPRODUKTEVE TË TYRE
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 18, të ligjit nr.8450, datë 24.2.1999, “Për përpunimin, transportimin dhe tregtimin e naftës, gazit dhe nënprodukteve të tyre”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I :
Miratimin e dhënies së lejes së koncesionit “Armo”, sha-së, Tiranë, për përpunimin e naftës, gazit dhe të nënprodukteve të tyre, sipas dokumentit, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
* * *
V E N D I M
PËR
MIRATIMIN, NË PARIM, TË MARRËVESHJES SË BASHKËPUNIMIT, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË REPUBLIKËS SË GREQISË, PËR KËRKIMIN, ZHVARRIMIN, IDENTIFIKIMIN DHE VARRIMIN E USHTARAKËVE GREKË, TË RËNË NË SHQIPËRI GJATË LUFTËS GREKO-ITALIANE, TË VITIT 1940-1941, DHE PËR NDËRTIMIN E VENDPREHJES PËR TA, NË TERRITORIN E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 5, të ligjit nr.8371, datë 9.7.1998, “Për lidhjen e traktateve dhe marrëveshjeve ndërkombëtare”, me propozimin e ministrit të Punëve të Jashtme, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Miratimin, në parim, të marrëveshjes së bashkëpunimit, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Greqisë, për kërkimin, zhvarrimin, identifikimin dhe varrimin e ushtarakëve grekë, të rënë në Shqipëri gjatë luftës greko-italiane, të vitit 1940-1941, dhe për ndërtimin e vendprehjes për ta, në territorin e Republikës së Shqipërisë.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
* * *
V E N D I M
PËR
MIRATIMIN E RAPORTIT TË DYTË KOMBËTAR, PERIODIK, NË KUADËR TË KONVENTËS “KUNDËR TORTURËS, TRAJTIMEVE APO DËNIMEVE TË TJERA TË EGRA, ÇNJERËZORE DHE DEGRADUESE”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 1, të ligjit nr.7727, datë 30.6.1993, “Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në konventën “Kundër torturës, trajtimeve apo dënimeve të tjera të egra, çnjerëzore dhe degraduese””, me propozimin e ministrit të Punëve të Jashtme, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Miratimin e raportit të dytë kombëtar, periodik, në kuadër të konventës “Kundër torturës, trajtimeve apo dënimeve të tjera të egra, çnjerëzore dhe degraduese”.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
* * *
V E N D I M
PËR
MIRATIMIN E STRUKTURËS DHE TË NIVELEVE TË PAGAVE TË PUNONJËSVE TË ADMINISTRATËS GJYQËSORE TË GJYKATAVE TË SHKALLËS SË PARË DHE TË GJYKATAVE TË APELIT
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 2 e 5/1, të ligjit nr.8487, datë 13.5.1999, “Për kompetencat për caktimin e pagave të punës”, të ndryshuar, dhe të ligjit nr.10025 datë 27.11.2008, “Për buxhetin e vitit 2009”, me propozimin e ministrit të Drejtësisë, të ministrit të Brendshëm dhe të ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Në fushën e veprimit të këtij vendimi përfshihet administrata gjyqësore e gjykatave të shkallës së parë dhe të gjykatave të apelit.
2. Struktura dhe nivelet e pagave të punonjësve të administratës gjyqësore, në gjykatat e shkallës së parë dhe në gjykatat e apelit, në pozicionet “Specialist”, “Sekretar gjyqësor”, “Kryetar dege”, “Kryesekretar gjyqësor” dhe “Përgjegjës i shërbimeve mbështetëse në Gjykatën e Krimeve të Rënda”, të jenë sipas lidhjes nr.1, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.
3. Paga e grupit, (kolona 1), diplomë e shkollës së lartë, është 11 000 lekë në muaj.
4. Shtesa për vjetësi në punë, (kolona 2), jepet në masën 2 për qind pas çdo viti pune, por jo më shumë se për 25 vjet dhe llogaritet mbi pagën e grupit.
5. Shtesa për pozicion është sipas kolonës 4, të lidhjes nr.1, të këtij vendimi.
Kategorizimi për çdo pozicion pune përcaktohet në urdhrin e miratimit të strukturës dhe të organikës së çdo gjykate.
6. “Specialistët”, në institucionet e përcaktuara në pikën 1, të këtij vendimi, që punojnë në pozicione, që lidhen me procesin e informatizimit të veprimtarisë së administratës gjyqësore dhe kërkojnë, në mënyrë të detyrueshme, arsimin e lartë, në degët “Inxhinieri elektronike” apo “Informatikë”, përfitojnë një shtesë, për kushte pune, prej 10 000 lekësh mbi pagën mujore të kategorisë përkatëse. Miratimi i kësaj shtese bëhet rast pas rasti, nga Zyra e Administrimit të Buxhetit Gjyqësor, në përputhje me përshkrimin e pozicionit të punës.
7. Punonjësit e tjerë të administratës së gjykatave, që nuk përfshihen në lidhjen nr.1, do të trajtohen në pagë sipas vendimit të Këshillit të Ministrave, “Për pagat e punonjësve mbështetës të institucioneve buxhetore dhe të nëpunësve të disa institucioneve buxhetore”.
8. Efektet financiare për vitin 2009 të përballohen nga fondet e miratuara për pushtetin gjyqësor, në buxhetin e vitit 2009.
9. Ngarkohen Ministria e Drejtësisë, Ministria e Brendshme, Ministria e Financave dhe Zyra e Administrimit të Buxhetit Gjyqësor për zbatimin e këtij vendimi.
10. Të gjitha dispozitat, që bien në kundërshtim me këtë vendim, shfuqizohen.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare” dhe i shtrin e efektet financiare nga data 1 janar 2009.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
* * *
V E N D I M
PËR
MIRATIMIN E KUADRIT MAKROEKONOMIK DHE TË TREGUESVE FISKALË, PËR PERIUDHËN 2010-2012
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 23, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë””, me propozimin e ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Miratimin e kuadrit makroekonomik dhe të treguesve fiskale, për periudhën 2010-2012, sipas lidhjes nr.1, “Treguesit kryesorë makroekonomikë”, dhe lidhjeve nr.2 e nr.2/1, “Treguesit fiskalë, sipas buxhetit të konsoliduar”, që i bashkëlidhen këtij vendimi dhe janë pjesë përbërëse të tij.
2. Ngarkohet Ministria e Financave për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
* * *
V E N D I M
PËR
MIRATIMIN E LISTËS PARAPRAKE TË PRONAVE TË PALUAJTSHME PUBLIKE, SHTETËRORE, QË TRANSFEROHEN, NË PRONËSI OSE NË PËRDORIM, TË KOMUNËS DARDHAS, TË QARKUT TË KORÇËS
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 2, 3 e 17, të ligjit nr.8744, datë 22.2.2001, “Për transferimin e pronave të paluajtshme publike të shtetit në njësitë e qeverisjes vendore”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I :
1. Miratimin e listës paraprake të pronave të paluajtshme publike, shtetërore, që transferohen, në pronësi ose në përdorim, të komunës Dardhas, të qarkut të Korçës, sipas lidhjes 1, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
Lista paraprake, sipas kërkesave të këshillit të kësaj komune, është pjesë e listës së inventarit të pronave të paluajtshme publike, shtetërore, që janë brenda juridiksionit, territorial dhe administrativ, të komunës Dardhas, të qarkut të Korçës, miratuar me vendimin nr.359, datë 27.3.2008, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e listës së inventarit të pronave të paluajtshme shtetërore në komunën Dardhas, të qarkut të Korçës”.
2. Ngarkohen Ministria e Brendshme dhe komuna Dardhas për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R І
SALI BERISHA
* * *
V E N D I M
PËR
MIRATIMIN E LISTËS SË INVENTARIT TË PRONAVE TË PALUAJTSHME SHTETËRORE NË KOMUNËN BUZ, TË QARKUT TË GJIROKASTRËS
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 3, të nenit 8, të ligjit nr.8743, datë 22.2.2001, “Për pronat e paluajtshme të shtetit”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I :
1. Miratimin e listës së inventarit të pronave të paluajtshme shtetërore, që janë në juridiksionin, territorial dhe administrativ, të komunës Buz, të qarkut të Gjirokastrës, sipas propozimit të paraqitur nga këshilli i kësaj bashkie.
Lista me 90 (nëntëdhjetë) fletë, që i bashkëlidhet këtij vendimi, përfundon me numrin rendor 658 (gjashtëqind e pesëdhjetë e tetë).
2. Ndryshimet, që mund t’i bëhen listës gjatë periudhës së afishimit, të pasqyrohen në listën përfundimtare të pronave, e cila miratohet nga Këshilli i Ministrave.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
* * *
V E N D I M
PËR
NJË NDRYSHIM DHE SHTESË NË VENDIMIN NR.630, DATË 21.5.2008, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR DHËNIE NDIHME FINANCIARE FAMILJEVE, SHTËPITË E TË CILAVE JANË SHKATËRRUAR TËRËSISHT NGA AKSIDENTI TEKNOLOGJIK, I DATËS 15 MARS 2008, NË FSHATIN GËRDEC, BASHKIA VORË”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 45, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikës e Shqipërisë”, dhe të ligjit nr.10 025, datë 27.11.2008, “Për buxhetin e vitit 2009”, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I :
1. Në lidhjen nr.2, të vendimit nr.630, datë 21.5.2008, të Këshillit të Ministrave, të bëhen këto ndryshime:
a) Të hiqen emrat e shtetasve që përsëriten, sipas lidhjes nr.1, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
b) Të shtohen emrat, sipas lidhjes nr.2, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
2. Për përballimin e efekteve financiare, që rrjedhin nga ky vendim, dhe të diferencës së evidentuar në shumën e dhënë me vendimin nr.630, datë 21.5.2008, të Këshillit të Ministrave, Ministrisë së Brendshme, në buxhetin e vitit 2009, t’i shtohet fondi 5 027 000 (pesë milionë e njëzet e shtatë mijë) lekë.
3. Ky fond të përballohet nga fondi rezervë i vitit 2009.
4. Ngarkohet bashkia e Vorës të kryejë pagesat për familjarët, sipas lidhjes nr.2, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
5. Ngarkohen Ministria e Brendshme, Ministria e Financave dhe bashkia Vorë për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
* * *
V E N D I M
PËR
HAPJEN E PROGRAMEVE TË STUDIMIT, MASTER I NIVELIT TË PARË, DHE MIRATIMIN E KUOTAVE TË PRANIMIT E TË TARIFËS SË SHKOLLIMIT PËR KËTO PROGRAME, NË UNIVERSITETIN E TIRANËS, NË VITIN AKADEMIK 2008-2009
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 26, 34, 42 e 75, të ligjit nr.9741, datë 21.5.2007, “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Arsimit dhe Shkencës, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Hapjen, në Universitetin e Tiranës, të programeve të studimit, master i nivelit të parë, sipas fakulteteve, si më poshtë vijon:
a) Në Fakultetin e Shkencave të Natyrës:
i) Në “Teknologji informacioni”, në përfundim të të cilit lëshohet diplomë “Master i nivelit të parë”, MNP, në teknologji informacioni.
b) Në Fakultetin e Infermierisë:
i) Në “Menaxhim infermieror”, në përfundim të të cilit lëshohet diplomë “Master i nivelit të parë”, MNP, në menaxhim infermieror;
ii) Në “Mami”, në përfundim të të cilit lëshohet diplomë “Master i nivelit të parë”, MNP, për mami;
iii) Në “Teknik laboratori”, në përfundim të të cilit lëshohet diplomë “Master i nivelit të parë”, MNP, për teknik laboratori.
2. Programet e studimeve, master i nivelit të parë, realizohen me 60 kredite dhe zgjatja normale e tyre është një vit.
3. Kuota e pranimeve në këto programe, në Universitetin e Tiranës, për vitin akademik 2008-2009, të jetë, si më poshtë vijon:
a) Në Fakultetin e Shkencave të Natyrës:
i) Në “Teknologji informacioni” 30.
b) Në Fakultetin e Infermierisë:
i) Në “Menaxhim infermieror” 100;
ii) Në “Mami” 50;
iii) Në “Teknik laboratori” 50.
4. Universiteti i Tiranës shpërndan kuotat e vëna në dispozicion të tij në masën jo më pak se 30 për qind, për studentët, që kanë përfunduar, të paktën, ciklin e parë të studimeve në institucionet e tjera të arsimit të lartë, dhe jo më shumë se 70 për qind, për ata, që i kanë përfunduar këto studime pranë këtij universiteti. Në rastet kur nuk ka kandidatë nga institucionet e tjera të arsimit të lartë, që plotësojnë kriteret, atëherë Universiteti i Tiranës ka të drejtë ta plotësojë kuotën e vënë në dispozicion me studentët, që janë diplomuar pranë tij. Kriteret e përzgjedhjes së kandidatëve, përcaktuar nga njësitë kryesore të Universitetit të Tiranës, bëhen publike paraprakisht.
5. Tarifa vjetore e shkollimit për studentët, që do të regjistrohen me kohë të plotë, në vitin akademik 2008-2009, do të jetë, si më poshtë vijon:
a) Në Fakultetin e Shkencave të Natyrës:
i) Në “Teknologji informacioni” 70 000 lekë.
b) Në Fakultetin e Infermierisë:
i) Në “Menaxhim infermieror” 55 000 lekë;
ii) Në “Mami” 60 000 lekë;
iii) Në “Teknik laboratori” 60 000 lekë.
6. Kandidatët, që u përkasin shtresave sociale, si të verbërit, të shurdhët, invalidët, paraplegjikë dhe tetraplegjikë, studentët me aftësi të kufizuar, fëmijët romë apo fëmijët e policëve, të rënë a të plagosur për shkak të detyrës, të të ish-të përndjekurve politikë, që fitojnë të drejtën për të ndjekur një program studimi, master i nivelit të parë, në institucionet publike të arsimit të lartë, të paguajnë 50 për qind të tarifës së shkollimit.
7. Studenti i nënshtrohet vetëm një tarife vjetore shkollimi.
8. Në çdo program studimi, master i nivelit të parë, me kohë të plotë, në vitin akademik 2008-2009, studentët e shkëlqyer nga cikli i parë, nuk e paguajnë tarifën e shkollimit në vitin akademik pasardhës.
9. Kuotat e pranimeve në programet e studimit master i nivelit të parë, sipas pikës 3, të këtij vendimi, që mbeten të parealizuara, rishpërndahen, sipas institucioneve publike të arsimit të lartë dhe programeve të ndryshme të studimit, nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës.
10. Këto programe studimi ta fillojnë veprimtarinë mësimore në vitin akademik 2008-2009.
11. Efektet financiare, që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi, të përballohen nga buxheti i vitit 2009, miratuar për Universiteti i Tiranës.
12. Ngarkohen Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe Universiteti i Tiranës për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
* * *
V E N D I M
PËR
PROPOZIMIN E PROJEKTLIGJIT “PËR ADMINISTRATËN DETARE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË”
Në mbështetje të neneve 81, pika 1, dhe 100, të Kushtetutës, me propozimin e ministrit të Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Propozimin e projektligjit “Për administratën detare të Republikës së Shqipërisë”, për shqyrtim e miratim në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, sipas tekstit dhe relacionit, që i bashkëlidhen këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
* * *
P R O J E K T L I GJ
PËR
ADMINISTRATËN DETARE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë
V E N D O S I:
KREU I
DISPOZITA TË PËRGJITHSHME
Neni 1
Qëllimi
Ky ligj përcakton organizimin dhe funksionimin e administratës detare të Republikës së Shqipërisë, në zbatim të detyrimeve të vendosura nga aktet ligjore, kombëtare dhe ndërkombëtare, në fushën e detarisë.
Neni 2
Fusha e veprimit
1. Dispozitat e këtij ligji veprojnë ndaj:
a) të gjitha strukturat përbërëse të administratës detare, që kryejnë veprimtarinë e tyre në përputhje me qëllimin e këtij ligji;
b) të gjitha porteve të Republikës së Shqipërisë, pavarësisht nga statusi që gëzojnë;
c) mjeteve lundruese, të përfshira në regjistrin e mjeteve lundruese të Republikës së Shqipërisë, pavarësisht nga vendndodhja dhe veprimtaria e tyre;
ç) mjeteve të huaja, kur janë në portet dhe në ujërat brenda juridiksionit territorial të Republikës së Shqipërisë.
d) të gjithë personave, fizikë dhe juridikë, që e ushtrojnë veprimtarinë e tyre, në përputhje me përmbajtjen e këtij ligji.
2. Dispozitata e këtij ligji nuk veprojnë ndaj:
a) një porti dhe mjeteve lundruese, që janë në autoritetin e Forcave Ushtarake Detare të Republikës së Shqipërisë;
b) mjeteve lundruese të shteteve të tjera, të përjashtuara me marrëveshje ndërkombëtare, dypalëshe ose shumëpalëshe, të ratifikuara me ligj nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë.
Neni 3
Përkufizime
Në kuptimin e këtij ligji, me termat e mëposhtme nënkuptohen:
1. “Administrata detare”, tërësia e strukturave të angazhuara në fushën e detarisë, në varësi të Drejtorisë së Përgjithshme Detare.
2. “Drejtoria e Përgjithshme Detare”, autoriteti përgjegjës për funksionimin e administratës detare, për politikat e zhvillimit të transportit detar dhe monitorimin e zbatueshmërisë së ligjit për fushën e detarisë, në varësi të ministrit të Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit.
3. “Ministri”, ministri përgjegjës për transportin.
4. “Ministria”, institucion, i cili ka në varësi institucionale transportin.
5. “Kontrolli Shtetëror i Flamurit”, autoriteti përgjegjës, nëpërmjet të cilit shteti shqiptar ushtron kontrolle të rregullta, inspektimi dhe certifikimi të sigurisë teknike, për mjetet lundruese, që mbajnë flamurin shqiptar, për zbatimin e kërkesave, të vendosura nga legjislacioni kombëtar dhe konventat ndërkombëtare, ku Shqipëria është palë.
6. “Veprimtaria në fushën e detarisë”, tërësia e veprimeve të ndërgjegjshme të njeriut, që kryhen drejtpërdrejt ose në mjediset detare, me karakter ekonomik, mjedisor, kërkimor-shkencor a aspekte të tjera, që lidhen me mbrojtjen e interesave kombëtare.
7. “Subjekte detare”, subjektet e së drejtës detare, personat fizikë ose juridikë, publikë ose privatë, vendas ose të huaj, të cilët realizojnë veprimtari në fushën e detarisë.
KREU II
BAZA, AUTORITETI DHE STRUKTURAT PËRGJEGJËSE PËR ORGANIZIMIN E FUNKSIONIMIN E ADMINISTRATËS DETARE
Neni 4
Baza ligjore
Veprimtria e administratës detare të Republikës së Shqipërisë bazohet në legjislacionin në fuqi për fushën e detarisë, si dhe në marrëveshjet e konventat ndërkombëtare, ku Republika e Shqipërisë është palë.
Neni 5
Autoriteti i administratës detare
Ministri është autoriteti më i lartë i administratës detare të Republikës së Shqipërisë.
Për ushtrimin e këtij autoriteti krijohet dhe funksion Drejtoria e Përgjithshme Detare, në varësi të ministrit.
Struktura dhe organika e Drejtorisë së Përgjithshme Detare përcaktohen me urdhër të Kryeministrit, me propozimin e ministrit.
Neni 6
Strukturat përgjegjëse për organizimin dhe funksionimin e administratës detare
Administrata detare e Republikës së Shqipërisë ka në përbërje këto struktura:
a) Drejtorinë e Përgjithshme Detare;
b) Autoritetin Shtetëror të Sigurisë Portuale;
c) Kapiteneritë e porteve;
ç) Kontrollin Shtetëror Portual;
d) Kontrollin Shtetëror të Flamurit;
dh) Regjistrin e mjeteve lundruese të Republikës së Shqipërisë;
e) Regjistrin e detarëve të Republikës së Shqipërisë.
Neni 7
Drejtoria e Përgjithshme Detare
Drejtoria e Përgjithshme Detare drejton dhe organizon veprimtarinë e strukturave përbërëse të administratës detare, në zbatim të legjislacionit kombëtar dhe ndërkombëtar, për fushën e detarisë, të ratifikuar me ligj nga Republika e Shqipërisë.
Neni 8
Autoriteti Shtetëror i Sigurisë Portuale
Autoriteti Shtetëror i Sigurisë Portuale është pjesë përbërëse e Drejtorisë së Përgjithshme Detare dhe organizohet e funksionon në bazë të ligjit nr.9281, datë 23.9.2004, “Për sigurinë në anije dhe në porte”.
Neni 9
Kapiteneria e porteve
Kapiteneria e porteve është strukturë, në varësi të drejtpërdrejtë të Drejtorisë së Përgjithshme Detare dhe i ushtron funksionet në bazë të ligjit nr.9251, datë 8.7.2004, “Kodi Detar i Republikës së Shqipërisë”, dhe të akteve, ligjore e nënligjore, në fuqi.
Neni 10
Kontrolli Shtetëror Portual
Kontrolli Shtetëror Portual është strukturë përbërëse e administratës detare dhe vepron pranë kapitenerisë së porteve.
Kontrolli Shtetëror Portual i kryen funksionet në zbatim të ligjit nr.9852, datë 26.12.2007, “Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në memorandumin e mirëkuptimit për kontrollin shtetëror portual”, dhe të ligjit nr.9251, datë 8.7.2004, “Kodi Detar i Republikës së Shqipërisë”.
Neni 11
Kontrolli Shtetëror i Flamurit
Kontrolli Shtetëror i Flamurit është strukturë në përbërje të administratës detare dhe ushtron veprimtarinë për inspektimin e certifikimin e sigurisë teknike të mjeteve lundruese, që mbajnë flamurin shqiptar, në bazë të ligjit nr.9852, datë 26.12.2007, “Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në memorandumin e mirëkuptimit për kontrollin shtetëror portual”.
Neni 12
Regjistri i mjeteve lundruese dhe regjistri i detarëve të
Republikës së Shqipërisë
Regjistri i mjeteve lundruese dhe regjistri i detarëve të Republikës së Shqipërisë janë struktura në përbërje të administratës detare. Ata e ushtrojnë veprimtarinë për regjistrimin e mjeteve lundruese, që kërkojnë të pajisen me flamurin shqiptar, dhe të detarëve, që kërkojnë të pajisen me dëshmitë përkatëse.
Regjistri i mjeteve lundruese dhe regjistri i detarëve funksiojnë në përputhje me dispozitat e ligjit nr.9251, datë 8.7.2004, “Kodi Detar i Republikës së Shqipërisë”.
KREU III
DREJTORIA E PËRGJITHSHME DETARE
Neni 13
Statusi
Drejtoria e Përgjithshme Detare është institucion buxhetor, në varësi të ministrit.
Kjo drejtori drejtohet nga drejtori i përgjithshëm, i cili ka autoritetin dhe përgjegjësinë për marrjen e të gjitha vendimeve në fushën e detarisë, që nuk janë kompetencë ekskluzive e ministrit.
Neni 14
Detyrimet dhe të drejtat e Drejtorisë së Përgjithshme Detare
Drejtoria e Përgjithshme Detare ka detyrimet dhe të drejtat e mëposhtme:
a) Drejton e bashkërendon veprimtarinë e strukturave përbërëse të administratës detare;
b) Ushtron kontroll për mbarëvajtjen e punës dhe kryerjen e detyrave, mbi të gjitha strukturat përbërëse të administratës detare.
c) Kontrollon zbatimin e rregullave të përgjithshme, kombëtare dhe ndërkombëtare, të detarisë, nga të gjitha subjektet, private dhe shtetërore, të regjistruara si të tilla, që ushtrojnë veprimtarinë e tyre në fushën e detarisë dhe janë të lejuara, sipas ligjit, nga Ministria.
ç) Jep asistencë teknike në hartimin dhe përafrimin e legjislacionit kombëtar, detar me legjislacionin ndërkombëtar. Bën plotësimin e kuadrit ligjor kombëtar për zbatimin e marrëveshjeve ndërkombëtare, që lidhen me të drejtën e detit dhe trasportin detar, në të cilat Republika e Shqipërisë është palë.
d) Përfaqëson Republikën e Shqipërisë për çështjet detare në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, Organizatën Ndërkombëtare Detare (IMO), Organizatën Ndërkombëtare të Punës dhe organizatat e tjera, ku Shqipërisë është palë.
dh) Bashkëpunon me të gjitha institucionet e tjera, që kanë lidhje me veprimtarinë e fushës së detarisë, si me Rojën Bregdetare, me strukturat e Policisë Kufitare, agjencitë doganore, agjencitë mjedisore, me Shërbimin Hidrografik dhe shoqatat e operatorëve privatë.
e) Shkëmben të dhënat e nevojshme, për disiplinimin e trafikut detar, rritjen e kushteve të sigurisë së lundrimit dhe të standardeve të sigurisë portuale;
ë) Ngre grupet e ekspertëve, për kryerjen e hetimeve për incidentet dhe aksidentet detare, përplasjet e anijeve, zjarreve në anije, daljes në tokë, piraterisë, për zgjidhjen e të gjitha çështjeve detare, të parashikuara në Kodin Detar të Republikës së Shqipërisë, si dhe merr masat e nevojshme për parandalimin e shmangien e tyre;
f) Jep asistencë teknike në hartimin e akteve nënligjore dhe marrjen e masave përkatëse për heqjen e mbetjeve të ngurta, të lëngëta dhe relikeve detare, nëpërmjet strukturave përbërëse të administratës detare.
g) Drejton, organizon dhe kontrollon trajnimet, për kualifikimin e oficerëve dhe të detarëve të Republikë së Shqipërisë, të pilotëve, agjentëve, operatorëve portualë, që veprojnë në fushën e detarisë, për lëshimin e certifikatave përkatëse, të nevojshme, në përputhje me legjislacionin kombëtar dhe me konventat ndërkombëtare, ku Republika e Shqipërisë është palë.
gj) Ndjek dhe realizon veprimtaritë e transportit detar, në bazë të programit të qeverisë, të Planit Kombëtar të Transporti, masterplaneve dhe strategjisë së zhvillimit të sektorit detar;
h) Monitoron zhvillimin e porteve detare, në bazë të studimeve, masterplaneve, projekteve, në harmoni me Planin Kombëtar të Transportit.
KREU IV
VEPRIMTARIA DETARE DHE E DREJTA E LEJES SË VEPRIMTARISË
Neni 15
Veprimtaria në fushën e detarisë
Në fushën e detarisë personat, fizikë dhe juridikë, publikë dhe privatë, kryejnë veprimtaritë e mëposhtme:
a) Transportin detar të mallrave dhe pasagjerëve.
b) Transport detar, në linjë të rregullt, për udhëtarë dhe automjete.
c) Shërbimet detare (agjenci detare, spedicionere, ngarkim-shkarkimi, pilotimi, rimorkimi, tërheqjen e mbeturinave, të ngurta dhe të lëngëta, nga anijet, furnizimin me karburant, konsulencë detare, kompanitë e menaxhimit të sigurtë të mjeteve lundruese).
ç) Veprimtari të tjera, që realizohen nga subjektet detare, në zbatim të konventave ndërkombëtare.
Neni 16
Lejet e ushtrimit të veprimtarisë detare
Personat, fizikë dhe juridikë, e ushtrojnë veprimtarinë detare në përputhje me dispozitat e Kodit Detar të Republikës së Shqipërisë dhe të akteve, ligjore e nënligjore, në fuqi.
Ministri miraton kriteret dhe procedurat e lëshimit, të pezullimit dhe heqjes së lejeve, për ushtrimin e veprimtarisë në fushat e transportit detar.
Neni 17
Tarifat e lejes për ushtrimin e veprimtarisë dhe miratimi i tyre
Tarifat e lejes për ushtrimin e veprimtarisë, sipas përcaktimeve të parashikuara në nenin 15, të këtij ligji, propozohen nga ministri dhe miratohen nga ministri i Financave.
Të ardhurat e krijuara derdhen në buxhetin e shtetit.
KREU V
DISPOZITA KALIMTARE DHE TË FUNDIT
Neni 18
Nxjerrja e akteve nënligjore
1. Ngarkohet ministri të nxjerrë aktet nënligjore në zbatim të nenit 16, të këtij ligji, për rregullimin e veprimtarive në fushën e detarisë.
2. Ngarkohet ministri i Financave të nxjerrë aktet nënligjore në zbatim të nenit 17, të këtij ligji, për miratimin e tarifave të veprimtarive në fushën e detarisë.
Neni 19
Shfuqizime
Dekreti nr.4938, datë 4.2.1972, ndryshuar me dekretin nr.6180, datë 26.4.1980, “Për kapiteneritë e porteve”, shfuqizohet.
Neni 20
Hyrja në fuqi
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E T A R I
JOZEFINA TOPALLI
* * *
V E N D I M
PËR
PROPOZIMIN E PROJEKTLIGJIT “PËR RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË, TË PËRFAQËSUAR NGA MINISTRIA E FINANCAVE, DHE BANKËS SË GREQISË”
Në mbështetje të neneve 81, pika 1, dhe 100, të Kushtetutës, me propozimin e ministrit të Punëve të Jashtme, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Propozimin e projektligjit “Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë, të përfaqësuar nga Ministria e Financave, dhe Bankës së Greqisë”, për shqyrtim e miratim në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, sipas tekstit dhe relacionit, që i bashkëlidhen këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
* * *
P R O J E K T L I GJ
PËR
RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË, TË PËRFAQËSUAR NGA MINISTRIA E FINANCAVE,
DHE BANKËS SË GREQISË
Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 121, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë
V E N D O S I:
Neni 1
Ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë, të përfaqësuar nga Ministria e Financave, dhe Bankës së Greqisë.
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E T A R I
JOZEFINA TOPALLI
* * *
V E N D I M
PËR
PROPOZIMIN E PROJEKTLIGJIT “PËR RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES SË HUASË, NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË, PËRFAQËSUAR NGA MINISTRIA E FINANCAVE, FONDIT SHQIPTAR PËR ZHVILLIM (FSHZH) DHE KFW-SË, FRANKFURT AM MAIN, PËR FINANCIMIN E PROJEKTIT “PROGRAMI PËR FURNIZIMIN ME UJË TË ZONAVE RURALE (FAZA 2)”
Në mbështetje të neneve 81, pika 1, dhe 100, të Kushtetutës, me propozimin e ministrit të Punëve të Jashtme, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Propozimin e projektligjit “Për ratifikimin e marrëveshjes së huasë, ndërmjet Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Ministria e Financave, Fondit Shqiptar për Zhvillim (FSHZH) dhe KfW-së, Frankfurt am Main, për financimin e projektit “Programi për furnizimin me ujë të zonave rurale (Faza 2)””, për shqyrtim e miratim në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, sipas tekstit dhe relacionit, që i bashkëlidhen këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
* * *
P R O J E K T L I GJ
PËR
RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES SË HUASË, NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË, PËRFAQËSUAR NGA MINISTRIA E FINANCAVE, FONDIT SHQIPTAR PËR ZHVILLIM (FSHZH) DHE KFW-SË, FRANKFURT AM MAIN, PËR FINANCIMIN E PROJEKTIT “PROGRAMI PËR FURNIZIMIN ME UJË TË ZONAVE RURALE (FAZA 2)”
Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 121, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë
V E N D O S I:
Neni 1
Ratifikimin e marrëveshjes së huasë, ndërmjet Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Ministria e Financave, Fondit Shqiptar për Zhvillim (FSHZH) dhe KfW-së, Frankfurt am Main, për financimin e projektit “Programi për furnizimin me ujë të zonave rurale (Faza 2)”.
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E T A R I
JOZEFINA TOPALLI
* * *
V E N D I M
PËR
PROPOZIMIN E PROJEKTLIGJIT “PËR RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES KUADËR, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË REPUBLIKËS SË ITALISË, PËR BASHKËPUNIM DHE ZHVILLIM ”
Në mbështetje të neneve 81, pika 1, dhe 100, të Kushtetutës, me propozimin e ministrit të Punëve të Jashtme, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I :
Propozimin e projektligjit “Për ratifikimin e marrëveshjes kuadër, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Italisë, për bashkëpunim dhe zhvillim”, për shqyrtim e miratim në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, sipas tekstit dhe relacionit, që i bashkëlidhen këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
* * *
P R O J E K T L I GJ
PËR
RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES KUADËR, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË REPUBLIKËS SË ITALISË, PËR BASHKËPUNIM DHE ZHVILLIM
Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 121, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë
V E N D O S I :
Neni 1
Ratifikimin e marrëveshjes kuadër, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Italisë, për bashkëpunim dhe zhvillim.
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E T A R I
JOZEFINA TOPALLI
* * *
V E N D I M
PËR
PROPOZIMIN E PROJEKTLIGJIT “PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR.8438, DATË 28.12.1998, “PËR TATIMIN MBI TË ARDHURAT”, TË NDRYSHUAR”
Në mbështetje të neneve 81, pika 1, dhe 100, të Kushtetutës, me propozimin e ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I :
Propozimin e projektligjit “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr.8438, datë 28.12.1998, “Për tatimin mbi të ardhurat”, të ndryshuar”, për shqyrtim e miratim në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, sipas tekstit dhe relacionit, që i bashkëlidhen këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
* * *
P R O J E K T L I GJ
PËR
DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR.8438, DATË 28.12.1998, “PËR TATIMIN MBI TË ARDHURAT”, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 155, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë
V E N D O S I :
Në ligjin nr.8438, datë 28.12.2008, “Për tatimin mbi të ardhurat”, të ndryshuar, të bëhen këto ndryshime dhe shtesa:
Neni 1
Në shkronjën “b”, të pikës 1, të nenit 2, “Përkufizime”, bëhen ndryshimet e mëposhtme:
a) Në nënndarjen “iii”, shprehja “... shoqëri tregtare, e themeluar sipas ligjit nr.7638, datë 19.11.1992, “Për shoqëritë tregtare”,...”, zëvendësohet me “...shoqëri tregtare, e themeluar sipas ligjit nr.9901, datë 14.4.2008, “Për tregtarët dhe shoqëritë tregtare”...”;
b) Në nënndarjen “iv”, shprehja “... format e parashikuara nga ligji nr.7638, datë 19.11.1992, “Për shoqëritë tregtare”...”, zëvendësohet me “... format e parashikuara nga ligji nr.9901, datë 14.4.2008, “Për tregtarët dhe shoqëritë tregtare”...”.
Neni 2
Pas pikës 6, të nenit 8/1, “Të ardhurat e përjashtuara”, shtohet pika 7, me këtë përmbajtje:
“7. Të ardhurat, e përfituara si rezultat i kompensimit financiar, për ish-pronarët dhe të përndjekurit politikë.”.
Neni 3
Në shkronjën “ll”, të nenit 12/3, shprehja “... mbi kufijtë e përcaktuar në nenin 36/1, të ligjit nr.8560, datë 22.12.1999, “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”,...”, zëvendësohet me “... mbi kufijtë e përcaktuar në nenin 59, të ligjit nr.9920, datë 19.5.2008, “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, ...”.
Neni 4
Në nenin 19, “Fitimi i tatueshëm”, shprehja “... në përputhje me ligjin nr.7661, datë 19.1.1993, “Për kontabilitetin”,...” zëvendësohet me “... në përputhje me ligjin nr.9228, datë 29.4.2004, “Për kontabilitetin dhe pasqyrat financiare”,...”.
Neni 5
Në nenin 21, “Shpenzime të panjohura”, bëhen ndryshimet e mëposhtme:
a) Në shkronjën “nj”, të pikës 1, shprehja “... mbi kufijtë e përcaktuar në nenin 36/1, të ligjit nr.8560, datë 22.12.1999, “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, ...” zëvendësohet me “... mbi kufijtë e përcaktuar në nenin 59, të ligjit nr.9920, datë 19.5.2008, “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”,...”.
b) Në pikën 3, shprehja “... që nuk janë themeluar sipas ligjit nr.7638, datë 19.11.1992, “Për shoqëritë tregtare”,...”, zëvendësohet me “... që nuk janë themeluar sipas ligjit nr.9901, datë 14.4.2008, “Për tregtarët dhe shoqëritë tregtare”,...”.
Neni 6
Neni 23 ndryshohet, si më poshtë vijon:
“Neni 23
Inventari
Njohja fillestare (me kosto) dhe vlerësimi i inventarit, në fund të periudhës tatimore bëhen sipas metodave të përcaktuara në ligjin nr.9228, datë 29.4.2004, “Për kontabilitetin dhe pasqyrat financiare”, të cilat duhet të zbatohen në mënyrë sistematike.
Zhvlerësimi dhe rivlerësimi i inventarit, pas njohjes fillestare, sipas përcaktimeve të ligjit të mësipërm, nuk njihen për efekt të llogaritjes së fitimit të tatueshëm. Ky rregull zbatohet edhe për aktivet financiare dhe aktivet jomateriale.”.
Neni 7
Në nenin 25, “Rezervat speciale për bankat dhe shoqëritë e sigurimit”, shprehja “... të krijuara në përputhje me ligjin nr.8081, datë 7.3.1996, “Për veprimtaritë e sigurimit dhe të risigurimit”,...”, zëvendësohet me “... të krijuara në përputhje me ligjin nr.9267, datë 29.7.2004, “Për veprimtarinë e sigurimit, të risigurimit dhe ndërmjetësimit në sigurime dhe risigurime”,...”.
Neni 8
Neni 26 ndryshohet, si më poshtë vijon:
“Neni 26
Pjesëmarrjet, që përjashtohen nga tatimi mbi fitimin
Në përcaktimin e fitimit të tatueshëm të një personi rezident përjashtohen, si të ardhura, dividentët dhe ndarjet e fitimit, kur ato shpërndahen nga shoqëritë e ortakëritë rezidente, që janë subjekte të tatimit mbi fitimin, pavarësisht nga kuota e pjesëmarrjes, në vlerë ose në numër, të kapitalit aksioner, të së drejtës së votës apo të pjesëmarrjes në kapitalin fillestar apo aksioner, te përfituesit.”.
Neni 9
Në pikën 1, të nenit 33/1, “Destinimi i fitimit”, shprehja “...në përputhje edhe me dispozitat e nenit 56, të ligjit nr.7638, datë 19.11.1992, “Për shoqëritë tregtare”, të ndryshuar, ...”, zëvendësohet me “...sipas ligjit nr.9901, datë 14.4.2008, “Për tregtarët dhe shoqëritë tregtare”, ...”.
Neni 10
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E T A R I
JOZEFINA TOPALLI
* * *
V E N D I M
PËR
PROPOZIMIN E PROJEKTLIGJIT “PËR ADERIMIN E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË NË PROTOKOLLIN SHTESË TË KONVENTËS PËR LEHTËSITË DOGANORE PËR TURIZMIN, NË LIDHJE ME IMPORTIMIN E DOKUMENTEVE E TË MATERIALEVE PUBLICITARE TURISTIKE”
Në mbështetje të neneve 81, pika 1, dhe 100, të Kushtetutës, me propozimin e ministrit të Punëve të Jashtme, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I :
Propozimin e projektligjit “Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në protokollin shtesë të konventës për lehtësitë doganore për turizmin, në lidhje me importimin e dokumenteve e të materialeve publicitare turistike”, për shqyrtim e miratim në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, sipas tekstit dhe relacionit, që i bashkëlidhen këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
* * *
P R O J E K T L I GJ
PËR
ADERIMIN E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË NË PROTOKOLLIN SHTESË TË KONVENTËS PËR LEHTËSITË DOGANORE PËR TURIZMIN, NË LIDHJE ME IMPORTIMIN E DOKUMENTEVE E TË MATERIALEVE PUBLICITARE TURISTIKE
Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 121, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë
V E N D O S I :
Neni 1
Aderimin e Republikës së Shqipërisë në protokollin shtesë të konventës për lehtësitë doganore për turizmin, në lidhje me importimin e dokumenteve e të materialeve publicitare turistike.
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E T A R I
JOZEFINA TOPALLI
* * *
V E N D I M
PËR
PROPOZIMIN E PROJEKTLIGJIT “PËR RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË REPUBLIKËS SË KROACISË, PËR MBROJTJEN E NDËRSJELLË TË INFORMACIONIT TË KLASIFIKUAR”
Në mbështetje të neneve 81, pika 1, dhe 100, të Kushtetutës, me propozimin e ministrit të Punëve të Jashtme, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I :
Propozimin e projektligjit “Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Kroacisë, për mbrojtjen e ndërsjellë të informacionit të klasifikuar”, për shqyrtim e miratim në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, sipas tekstit dhe relacionit, që i bashkëlidhen këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
* * *
P R O J E K T L I GJ
PËR
RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË REPUBLIKËS SË KROACISË, PËR MBROJTJEN E NDËRSJELLË TË INFORMACIONIT TË KLASIFIKUAR
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetut&