E Diel, 1 Nëntor 2026

Tirane humb jeten Gezim Karaji u perfshi ne nje konflikt dhe u godit me leve

Një saldator 53-vjeçar është masakruar për vdekje me leva, paraditen e të përkurës , pasi u pretendua se kishte gërvishtur një automjet të parkuar pranë automjetit ku ai po punonte. Policia raportoi arrestimin e autorit të ngjarjes.

Ngjarja ka ndodhur në orët e paradites në servisin përballë fushës Ali Demi në Tiranë. 

Burimet policore thanë se ishte shoqëruar dhe arrestuar autori i dyshuar i kësaj ngjarjeje Artenc Shehu. 

Ky i fundit po sipas policisë njihet si miku I pronares së automjetit “Benz Aclass”, që u pretendua se ishte gërvishtur gjatë punës nga saldatori 53-vjeçar Gëzim Karaj.

Në fakt, në automjetin tip “Aclass” nuk janë dalluar shenja gërvishtjeje, të cilat ishin  shkaku i grindjes që rezultoi fatale për jetën e saldatorit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›