E Enjte, 5 Nëntor 2026

Vendimi/ Bledi Çuçi konfirmohet në krye të grupit parlamentar të PS-së

Bledi Çuçi është prezantuar sot si kryetar i Grupit parlamentar të Partisë Socialiste. Ish-ministri i Brendshëm vjen në këtë post të rëndësishëm të Partisë Socialiste pas vendimit të marrë në Asamblenë Kombëtare të kësaj force politike që u mbajt në fund të korrikut.

Çuçi ka marrë sot edhe miratimin e deputetëve socialistë para nisjes së seancës së sotme që shënon edhe fillimin e sesionit të ri parlamentar.

Bledi Çuçi u emërua në këtë post pas shkarkimit të tij nga funksioni i ministrit të Brendshëm, duke i lënë vendin Taulant Ballës, i cili kishte mbajtur postin e kreun të grupit parlamentar të Partisë Socialiste.

Ndërkaq, pasditen e sotme do të mblidhet Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste e cila do të ketë në fokusin e saj riorganizimin si forcë politike dhe caktimin e datës për mbajtjen e Kongresit të Jashtëzakonshëm.

Gjithashtu, parashikohet që kryesocialisti Rama të propozojë edhe ndryshime në kabinetin qeveritar.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›