Berisha: Parlamenti, i bazuar mbi krimin. Lidhjet tuaja shkojnë deri në Meksikë

Në nisje të seancës së sotme plenare të sesionit të ri parlamentar, ish-kryeministri Berisha ka deklaruar se Kuvendi është i bazuar mbi krimin dhe se lidhjet kriminale të mazhorancsës sipas tij, shkojnë deri në Meksikë.
Sipas Berishës, është e turpshme që Kuvendi dyfishon rrogat e deputetëve dhe lë në varfëri shqiptarët.
“Ky parlament është i tëri i bazuar mbi krimin, drogën dhe vjedhjen e shqiptarëve. Lidhjet tuaja me bandat dhe krimin shkojnë në Meksikë, Ekuador dhe Bolivi.
Dëshmojnë se ju keni dhunuar në mënyrën më flagrante, keni vjedhur votën e shqiptarëve dhe nuk meritoni as një ditë të vetme të jeni në këtë sallë. Dëshmojnë se shumica juaj duhet të jenë te Balili dhe balilët tuaj.
Ky parlament është turpi i historisë. Për herë të parë një Parlament voton për dyfishimin e rrogave të deputetëve dhe lë në varfëri ekstreme qytetarët”, u shpreh Berisha.
/rtsh.al/