Vendimi: Mbetet ne burg "ndihmesi" i Dritan Dajtit
TIRANE- Mbetet në burg ish- punonjësi i policisë që dyshohet si bashkëpunëtor i Dritan Dajtit, i cili në gusht të 2009 vrau 4 policë gjatë operacionit për arrestimin e tij.
Ndaj tij, hetuesit Krimeve të Rënda, kanë ngritur akuzën e “Shpërdorimit të detyrës”, e cila sipas prokurorisë, është konsumuar nga i arrestuari Muça gjatë kohës që ai kryente detyrën e efektivit të policisë në zonën e plazhit, ku edhe kishte gjetur strehim prej kohësh i shumë kërkuari Dritan Dajti dhe kunati i tij Ergest Xhoxhi.
Madje ky i fundit, sipas akuzës, ishte edhe personi i kontaktit mes efektivit të policisë Muça dhe të shumë kërkuarit Dritan Dajti, që mesditën e 7 gushtit të këtij viti gjatë një aksioni për arrestimin e tij vrau katër oficerë të policisë.
Gjykata e Krimeve te Renda rrëzoi sot kërkesën e Mariglen Mucajt për të ndryshuar masën e sigurisë ‘arrest me burg‘ në një masë më të lehtë. Gjatë seancës avokati mbrojtës i Mucajt pretendoi se rrethanat kanë ndryshuar dhe klienti i tij nuk paraqet rrezikshmëri.
Kërkesa është kundërshtuar nga prokurori i cështjes. Me vendim trupi gjykues ka vendosur të mos pranojë kërkesën duke argumentuar si të pabazuar dhe se nuk ka ndryshuar asnjë rrethanë lehtësuese për të marrë në konsideratë ndryshimin e masës së sigurisë.
Mariglen Mucaj gjykohet në të njëjtin proces me Dritan Dajtin e akuzuar si autor i masakrës së 7 gushtit të vitit të kaluar ku u ekzekutuan 4 punonjës policie si dhe Erges Xhoxhi, kunati i Dajtit, bashkëpunëtor i tij.
(s.g/BalkanWeb)