E Shtunë, 31 Tetor 2026

Alonso, i gatshëm për fillimin e sezonit

MADRID-Fernando Alonso I ka bërë llogaritë mirë këta muaj provash me Ferrarin. Piloti spanjoll ka mbetur mjaft i kënaqur me paraqitjet e tij në testet parasezonale.

“është një parasezon i gjatë, prej katër muajsh pa gara. Mirëpo, unë jam i kënaqur me rrjedhën e provave dhe jam i bindur se jemi të gatshëm për fillimin e kampionatit”, tha ish-kampioni i botës.
Raporti i tij me shokun e skuadrës, Felipe Massa është mjaft i mirë.
“Me të jam përshtatur mirë. Flasim italisht, përzier me gjuhët spanjolle e braziliane. Mendoj se limiti i njërit mund të kompensohet me tjetrin dhe anasjelltas. është një pilot mjaft i dobishëm dhe garues”, shtoi Alonso.

Ai e ka përmendur edhe garën që pritet të jetë më e veçanta e sezonit. “Këtë vit, një garë mjaft speciale do të jetë ajo në Monza, duke e marrë parasysh se të gjithë tifozët e Ferrarit do të jenë aty”, përfundoi piloti spanjoll.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›