Vendimi/ Zgjatet me 6 muaj strehimi i afganëve në Shqipëri

Qeveria e Shqipërisë ka zgjatur me 6 muaj qëndrimin e afganëve që janë strehuar në Shqipëri, për t’i shpëtuar regjimit të talebanëve.
Sipas qeverisë ngarkohen Ministria e Brendshme, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ministria e Mbrojtjes, Ministria e Arsimit dhe Sportit, Ministria e Drejtësisë, Ministria e Turizmit dhe Mjedisit dhe Ministria e Financave dhe Ekonomisë për zbatimin e këtij vendimi.
Afganët mbërritën në Shqipëri një vit më parë, pasi talebanët morën pushtetin. Shqipëria ishte ndër vendet e para që u angazhua për të strehuar qytetarët afgan. Për herë të parë, avioni me 121 refugjatë afganë do të ulej zyrtarisht në Shqipëri në orët e para të mëngjesit të 27 gushtit 2021.
/rtsh.al/