E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vendimi ekstrem i një babai: Shteti të riedukojë djalin, ose do e vras

Share

E çuditshme, por e vërtetë. Një prind pa i dridhur qerpiku ka bërë mediatike deklaratën e tij se do të vrasë djalin e tij adoleshent, me pretekstin se nuk mund ta parandalojë më për veprat e turpshme sipas tij që po bën kohët e fundit. 55-vjeçari Luftim Asllani me profesion prej 25 vitesh minator në Bulqizë shprehet se tashmë nuk mund të bëjë asgjë me të birin, nëse shtetit nuk ndërhyn për ta dërguar në një shkollë riedukimi, do jetë i detyruar të marrë vendime ekstreme mbi të.
Por fati i keq duket se ka ndjekur 55-vjeçarin edhe me bashkëshorten e parë, me të cilën pati 3 fëmijë, në mes tyre dhe Mikeljanin sot 16-vjeç, që sipas tij, po ja bën jetën “ferr”. Pas vdekjes së bashkëshortes së parë, Luftimi martohet sërish, dhe me gruan e dytë ka edhe dy fëmijë të tjerë. Vetë është detyruar t`i nënshtrohet dy operacioneve në zemër dhe fatmirësisht ka mundur t’i rikthehet jetes normale.

Ky baba deklaron haptazi se djali i tij lidhet me grupe hajdutësh, dhe për këtë është detyruar të paguajë disa herë për dëmet që u shkaktonte të tjerëve. Madje, është detyruar që me duart e veta ta dërgojë në polici, por sërish asgjë nuk ka ndryshuar.
55-vjeçari thekson se strukturat sociale në shkolla apo institucionet e tjera nuk funksionojnë siç duhet, dhe se me të rinjtë duket se askush nuk po merret, vetëm kur vjen rasti për t`i bërë kontigjente të burgjeve, apo kur bëhen produkt ritual për kronikat e zeza në mediat vizive. /ora-news

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›