Shqipëria drejt krizës së thellë energjetike, KESH e CEZ kërkojnë borxhet e njëra-tjetrës
Reshjet e munguara të shiut kanë bërë që Shqipëria të rrezikohet seriozisht nga një krizë e rëndë energjitike.
Niveli i ujerave ne hidrocentrale është ne pike kritike, çka ve ne pikëpyetje furnizimin me energji. Situata me e rende paraqitet ne Fierzë, aty ku niveli i ujit ka arritur 36 metra nen nivelin maksimal, duke regjistruar shifrën me shqetësuese te 5 viteve te fundit.
Drejtori i përgjithshëm i KESH-it, Engjëll Zeqo pohon se jemi ne një situate jo normale. Niveli ditor i konsumit ka arritur ne 23 milion kë/ore energji, nga te cilat 17 prej tyre janë nga importi. Zeqo thotë se qe nga janari është ndalur eksporti i energjisë, ndërsa ne muajin mars ka nisur importi.
E ndodhur përballë kësaj situate, KESH ka përdorur 45 milion euro overdrafte për te garantuar burimet financiare për blerjen e energjisë. E nëse thatësira do te vijoje atëherë KESH do t’i drejtohet qeverise për mbështetje financiare.
Duke parë situatën e rëndë, KESH ndërkohë është duke kërkuar borxhin prej 55 milionë eurosh që kompania e shpërndarjes së energjisë, CEZ, i ka kësaj të fundit.
Por, CEZ nga ana tjetër është kundërpërgjigjur, duke deklaruar se e njeh borxhin, por nga ana tjetër, duhet të bëjë llogaritë, pasi institucionet qeveritare nuk e paguajnë energjinë dhe për këtë arsye i kanë asaj borxhe.
“Kompani të tjera publike që kanë të bëjnë me kompani buxhetore, jo buxhetore, i kanë borxh kompanisë CEZ-Shpërndarje. Ne nuk mund të flasim për një shifër për momentin, pasi është në një proces negocimi, studimi me iniciativën e sekretariatit ndërkombëtar në Vjenë dhe me Ministrine e Financës dhe me Ministrinë e Ekonomisë për të gjetur mënyrat dhe zgjidhjet e pagesës”, tha Fabiola Haxhillari nga kompania CEZ.