E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zgjedhjet, KSHH: Probleme me KQV e KZAZ -ate

Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KSHH) pas nje vezhgimi ne datat 10-13 qershor gjate nje monitorimi qe u shtri ne Tirane, Vlore, Elbasan, Gjirokaster, Korce, Shkoder dhe Kukes u shpreh e shqetesuar per disa probleme qe po lindin 

TIRANE-Vonesa në ngritjen e Komisioneve të Qëndrave te Votimit (KQV-ve) dhe probleme ne funksionimin e Komisioneve Zonale te Administrimit te Zgjedhjeve (KZAZ). Ky eshte konkluzioni i Komitetit Shqiptar te Helsinkit (KSHH) pas nje vezhgimi ne datat 10-13 qershor, monitorim qe u shtri ne Tirane, Vlore, Elbasan, Gjirokaster, Korce, Shkoder dhe Kukes.
Pas ketij vezhgimi, Komiteti Shqiptar i Helsinkit u ben thirrje subjekteve përkatëse zgjedhore që të paraqiten menjëherë në Komisionet Zonale te Administrimit te Zgjedhjeve propozimet e tyre për anëtarë të Komisioneve te Qendrave te votimit.
KSHH, i bëri thirrje të gjitha KZAZ-ve që të mos emërojnë anëtarët dhe sekretarët e KQV-ve pa zbatuar nenet e Kodit Zgjedhor ku bëhet fjalë për papajtueshmërinë me detyrën e anëtarit dhe sekretarit të KQV-së si dhe kushtet për emërimin e tyre. Më tej, KSHH i sugjeron KQZ-së që në zbatim të kompetencave të tij të ushtrojë kontroll mbi respektimin e orarit të punës nga KZAZ-të dhe zbatimin rigoroz të dispozitave përkatëse të Kodit Zgjedhor.
Në përfundim KSHH e shikon të nevojshme të theksojë se vonesat e mëtejshme në ngritjen e KQV-ve mund të ndikojnë negativisht në përmbushjen e detyrave të tyre ligjore gjatë ditës së votimit.

(d.b/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›