Vendimi i Apelit të Hagës: Haradinaj do të rigjykohet
Presidenti i Gjykatës, Patrik Robinson, u shpreh se gjyqi ndaj të pandehurit Haradinaj dhe dy ish-komandantëve të tjerë të UçK-së, u pengua për shkak të frikësimit të dëshmitarëve në proces.
I cituar nga agjencia e lajmeve AP, Robinson shtoi se Gjykata nuk ia doli të vlerësojë shkallën e kërcënimit. Në momentin që gjykatësi shqiptoi vendimin për rigjykim, Haradinaj u duk emocionalisht i ftohtë.
Gjykata e Hagës vendosi në prill të 2008-ës të lirojë Haradinajn nga të gjitha akuzat. Prokuroria apeloi vendimin edhe për Lah Brahimajn, i dënuar me gjashtë vite burg. Gjatë seancës së sotme prokurorët pretenduan se dëshmitarët në procesin e para dy viteve ishin tërhequr për shkak të kërcënimeve.