E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gramsh, mbyten dy të rinj në ujërat e një përroi

Policia mbërriti në vendin e ngjarjes, nga ku bëri të ditur se viktimat janë kushërinjtë Mariglen Kullolli dhe Elton Dusha.

Duke sqaruar ngjarjen, policia tha se mbytja ka ndodhur kur njërin prej të rinjve e ka marrë rrjedhja e ujit ndërsa tjetri ka tentuar ta shpëtojë, por janë mbytur që të dy.

Polumbarët dhe banorët e zonës u vunë menjëherë në kërkim të të rinjve dhe pas katër orësh pasditen e shkuar arritën t’i gjenin ato.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›