E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ekspertët e KE: Drejtësia dhe shëndetësia e korruptuar

Ekspertët Francis Desterbeck dhe Thierry Loquet vizituan Shqipërinë në fillim të muajit qershor për të parë nga afër përgjigjet e pyetësorit të qeverisë shqiptare.

Ekspertët thonë se gjyqtarët marrin ryshfete gjatë kryerjes së detyrës së tyre. Sipas raportit, imuniteti i gjyqtarëve është i pa kuptimtë. “Duhen më shumë përpjekje për të inkurajuar Shqipërinë dhe të procedojë me rastet e korrupsionit në administratën publike si dhe në polici e gjyqësor”, thuhet në raport.

Në raport shkruhet se qeveria ka luftuar korrupsionin në nivele të ulëta të qeverisjes ndërkohë që në nivele të larta ky fenomen nuk është goditur. Gjithashtu në raport flitet edhe për shëndetësinë, ku nënvizohet se ky sektor është gjerësisht i korruptuar dhe se masat e marra në këtë drejtim janë të ulëta.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›