Vendimi i Disiplinës, Tirana: Protestë nëse nuk ndryshohet

Klubi "Tirana" ka kundershtuar vendimet e Komisionit te Disiplines, dhe pas apelimit nese keto vendime nuk ndryshohen do te nise protestat përpara Federates Shqiptare te Futbollit. Ky ka qene konkluzioni i Asamblese se Jashtezakonshme te klubit kryeqytetas, pasi disiplinori vendosi te pezulloje 1 vit trajnerin Alban Tafaj, 8 ndeshje kapitenin Devis Muka si dhe skuadren bardheblu me 4 ndeshje pa tifoze, pervec gjobave ne dem te klubit dhe presidentit Refik Halili, pas dhunes ne derbin Tirana-Dinamo.
Sipas drejtueseve te larte bardheblu, presidentit Halili dhe shefit te
klubit Dimraj, shkaktare per ate qe ndodhi ne derbi jane treshja e
arbitrave dhe Federata, nderkohe qe nuk munguan akuzat e drejtpërdrejta
ndaj presidentit te saj Armand Duka.
"Une kerkoj qe te ngrihemi si klub ndaj FSHF, se federate nuk ka, ka nje
person dhe ky eshte ai qe u thashe, Armando Duka, minimumi qe do
kerkojme te perjashtohet patjeter. Arbitrat te marrin gjykimin,
megjithese gjykimi, jam i bindur, dhe per kete nuk gaboj kurre, qe do ta
marrin, se Shqiperia eshte shume e vogel dhe gjerat dalin. Por kerkoj
te perjashtoj nga arbitrimi njehere e pergjithmone ate njeri i cili ne
shume e shume raste ka perdorur Tiranen si ka dashur. Pse kane bere
arbitrat qejf deri me sot? Sepse gjithmone kane thene 'me shane,
bertiten, leket i morren, hajde vazhdojme, iku kjo ndeshja", deklaroi
Refik Halili, president i Tiranes.
"Per rastin konkret ne kemi gjykuar qe faji ishte i trupes se arbitrimit
te asaj ndeshjeje", tha Rauf Dimraj shef i klubit "Tirana". Gjithesi
per te apeluar vendimet disiplinore, klubi Tirana duhet te prese
krijimin e Komisionit te ri te Apelit, i cili u shkri me nje vendim te
Komitetit Ekzekutiv te FSHF-se.
Nertan Prifti