Fullani: Kujdes me financat publike

Shqipëria ka mbyllur një vit shumë të vështirë ekonomik. Këtë deklaratë të tij guvernatori i Bankës së Shqipërisë Adrian Fullani e lidh ndër të tjera edhe me rënien e ndjeshme të investimeve private e publike. Që viti 2010 të mos i ngjajë vitit që lamë pas guvernatori kërkon së pari kujdes me financat publike.
"Banka e Shqiperise gjykon se orientimi i politikave te ardhshme
buxhetore drejt konsolidimit fiskal, me qellim reduktimin e borxhit
publik, perben tashme nje parakusht per stabilitetin makroekonomik te
vendit. Sic e kemi theksuar dhe me pare, reduktimi i borxhit publik do
te ule presionin e sektorit publik mbi tregjet financiare duke krijuar
me shume hapesire per sektorin privat", deklaroi Adrian Fullani,
guvernator i BSH.
Rritja e cmimeve vecanërisht në fund të vitit 2009 për guvernatorin
është një rrezik që kërcënon edhe këtë vit. Kujdesi ndaj inflacionit
shihet gjithashtu si parësor.
"Tendenca rritese e inflacionit gjate tre mujorit te fundit te vitit
2009 ishte nje zhvillim i pritur nga ana e Bankes se Shqiperise. Ai
eshte formuar ne masen me te madhe nga faktore te natyres kalimtare, ne
te cilin nuk pritet te gjenerojne presione te qendrueshme inflacioniste.
Keta faktore pritet te ushtrojne presione inflacioniste edhe gjate 6
mujorit te pare te vitit 2010 duke u plotesuar ndoshta edhe me", vijon
Fullani, guvernator i BSH.
Këshilli mbikqyrës i Bankës Qëndrore ka vendosur të mos e ndryshojë
normën e interesit. Për guvernatorin kjo vendimmarrje është masë kujdesi
për treguesit makroekonomikë të vendit.
Adi Darsi