E Diel, 1 Nëntor 2026

Pakti, Greqia: Të pakënaqur nga vendimi i Kushtetueses

Lidhur me vendimin e Gjykates Kushtetuese per marreveshjen detare me Greqine, ka reaguar edhe shteti fqinj nepermjet numrit dy te diplomacise, Dimitris Droutsas. I ndodhur ne Londer, Droutsas eshte shprehur per radion "Thema 9.89" se do te bisedoje me homologun e tij shqiptar, Ilir Meta lidhur me vijimesine e kesaj ceshtjeje. Droutsas thote se vendimi i Gjykates Kushtetuese eshte nje problem i brendshem i Shqiperise, dhe aktualisht Greqia eshte duke pritur propozimin e qeverise shqiptare se si do ta trajtoje ajo me tej ceshtjen.

"Ne ishim informuar per zhvillimin e sotem. Natyrisht, ky eshte nje
zhvillim negativ dhe nuk jemi aspak te lumtur per kete. Por dua te
theksoj se kjo eshte nje ceshtje e procesit gjyqesor ne Shqiperi. Se
pari, po presim nje njoftim zyrtar nga ana e Shqiperise, dhe sigurisht,
propozimin e qeverise shqiptare se si do ta trajtoje ceshtjen me tej.Por
me lejoni tu them, meqe e permendet ceshtjen, se ne viziten time te
fundit ne Tirane, bashkebiseduesit shqiptare me konfirmuan, me te gjitha
tonet e mundshme, rendesine dhe prioritetin qe Shqiperia po i jep kesaj
marreveshjeje. Sot, ne kuadrin e Konferences Nderkombetare per
Afganistanin, do te kem mundesine te diskutoj kete ceshtje me ministrin e
Jashtem shqiptar, Ilir Meta, dhe te degjoj reagimet e tij te para",
eshte shprehur Droutsas.

Anisa Braho

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›