Vendimi i Hagës, Ahmeti:Të shfytëzohet për kontestin

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti reagoi sot për vendimin e gjykatës së Hagës lidhur me kontestin e emrit të Maqedonisë, ku Greqia u shpall fajtore për shkak të bllokimit të proceseve eurointegruese të Maqedonisë.
Ahmeti pasi përshëndeti vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Hagës, theksoi se në këtë proces nuk ka të humbur e as të fituar, por kjo duhet të shërbejë si shtytje për zgjidhjen e menjëhershme të çështjes së emrit.
"Vendimi i Gjykatës në Hagë është moment që duhet të shfrytëzohet për t`i dhënë fund kontestit me fqinjin jugor të Maqedonisë. Përveç perspektivës euroatlantike, zhvillimit ekonomik dhe sjelljes së investimeve të drejtëpërdrejta të huaja, shqiptarët duan anëtarësim në NATO edhe për arsye se aleanca veriperëndimore do të mundësojë ombrellën e sigurisë kolektive për shqiptarët të cilët tradicionalisht kanë qenë viktima të tragjedive të mëdha. Shqiptarët në Maqedoni kanë qëndrim unik për çështjen e emrit dhe do të mbështesin çdo kompromis me Greqinë si bëjnë thirje për zgjidhje sa më të shpejtë të kontestit me Greqinë në mënyrë që të anëtarësohemi në NATO dhe të fillojmë negociatat për anëtarësim në NATO", theksoi Ahmeti, duke inkurajuar dyja palët për vazhdimin e dialogut.
Greqia gaboi kur ajo bllokoi pranimin e Maqedonisë në NATO për shkak të një mosmarrëveshje në lidhje me emrin, kështu vendosi sot gjykata më e lartë e OKB-së.
Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë tha se ky veprim i vitit 2008 shkeli një marrëveshje të përkohëshme të arritur në vitin 1995, duke shtuar se Athina kishte "shkelur detyrimin e saj".
Maqedonia ka paraqitur një ankesë para Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë menjëherë pasi NATO-ja u detyrua të mos e pranojë antarësimin e saj për shkak të kundërshtimit të Turqisë