Putin fiton zgjedhjet me shumicë të lehtë

Me pothuajse 96% të votave të numëruara, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve tha se Partia Rusia e Bashkuar kishte marrë 50% të votave nga 64% që kishte marrë në vitin 2007.
Partia e Putinit tanimë duket se do të ketë një shumicë të lehtë në parlamentin rus, me 238 deputetë nga 450 që ka Duma ruse.
Vota shihet si test popullariteti për Putinin, i cili në muajin mars pritet të garojë për President të Rusisë.
Ndërkohë, partitë opozitare të Rusisë janë ankuar për shkelje të ligjeve zgjedhore. Grupi i vetëm i pavarur monitorues në Rusi, “Golos”, thotë se ka regjistruar 5 300 ankesa për shkelje të ligjeve zgjedhore./Start/F. P/
2011-12-05 10:51