Vendimi i KQZ-së: Lulzim Basha fituesi i garës së Tiranës
24/05/2011 Miratohet akti për vlerësimin fletëve të hedhura në kutitë e gabuara më 8 maj
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shpalli dje se Lulzim Basha është fitues i garës elektorale për kreun e Bashkisë së Tiranës. Me 4 vota pro dhe 3 kundër KQZ-ja pas tri orë debatesh miratoi aktin për vlerësimin e votave të pavlerësuara nga 9 KZAZ-të e Tiranës. Në përmbyllje të procesit të numërimit të votave të kontenstuara nga KZAZ-të nr. 46, 47, 48, 51, 52, 53, 54 dhe 55, KQZ-ja i dha fund pas ditësh numërimi rezultatit për kryebashkiakun e Tiranës. Në fund të këtij procesi rezultoi se nga numërimi i 125 kutive 171 vota ishin për kandidatin demokrat Lulzim Basha dhe 83 për rivalin e tij socialist Edi Rama. Pavarësisht nga kjo, lufta për kryebashkiakun e Tiranës nuk përfundon me kaq. Tashmë gjithçka varet nga vendimmarrja e Kolegjit Zgjedhor pas dorëzimit të ankimimit të Partisë Socialiste, që u bë publik dje nga përfaqësuesi i PS-së në KQZ Genc Gjonçaj. Vendimmarrja e djeshme e shumicës në KQZ për numrin e fletëve të hedhura në kutitë e gabuara do ta marrë apo jo vlefshmërinë ligjore në Kolegjin Zgjedhor tashmë.
Mbledhja
Edhe pse u shty për katër herë, KQZ-ja u mblodh dje në orën 17:00 për të shpallur rezultatin përfundimtar. Pasi u dëgjuan të gjithë anëtarët dhe përfaqësuesit e partive politike që ishin të pranishëm në mbledhje, KQZ-ja vendosi që tabela e rezultatit të grupeve të numërimit për qendrat e votimit dhe tabela përmbledhëse të rezultatit për zgjedhjet për KZAZ-të respektive të ndryshojë me vendim në varësi të konkluzioneve nga këqyrja e vlerësimi i këtyre fletëve të votimit të panumëruara dhe të pavlerësuara. Gjatë leximit të vendimit kreu i KQZ-së, Arben Ristani, theksoi se “KQZ-ja në rolin e saj si KZAZ e njësisë së qeverisjes vendore për Bashkinë e Tiranës ka kompetencë të hartojë tabelën përmbledhëse të rezultateve të votimit për këtë bashki pasi të ketë përfunduar procesi i numërimit të votave për njësitë bashkiake dhe të evidentohen, vlerësohen dhe numërohen të gjitha fletët e votimit që janë hedhur aksidentalisht në një kuti tjetër votimi gjatë zgjedhjeve vendore të 8 majit”, - tha Ristani. Qartazi në këtë proces dhe në rolin e KQZ-së si KZAZ e Bashkisë së Tiranës shfaqet një interes publik, sepse zgjedhësi e ka bërë zgjedhjen e tij të qartë, të saktë dhe të paidentifikueshme. “Administrata zgjedhore ka për detyrë ta administrojë çdo votë në përputhje me përcaktimet dhe procedurën e parashikuar në Kodin Zgjedhor në respekt të interesit publik, pa u lidhur detyrimisht me interesat e subjekteve zgjedhore”, - tha Ristani.
Subashi: Akti është i jashtëligjshëm
Nënkryetarja e KQZ-së, Dëshira Subashi, në fjalën e saj tha dje se ky vendim është një mashtrim për të mbuluar një shkelje të rëndë të ligjit. “Qëllimi i këtij akti është të ndryshohet rezultati në shkelje të rëndë të ligjit për t’u shpallur tjetërkush fitimtar. Ky akt është tërësisht i pabazuar në ligj jo vetëm për shkeljet që janë bërë hapur, por dhe për faktin që ju do ta miratoni për një vendim prej katër votash, në një kohë kur një akt i tillë është akt normativ që duhet të miratohet me 5 vota.”
Ristani: PS në rrugë të bojkotit
“Për shkak të transparencës për të gjithë ata që janë kundër miratimit të tij, do doja të vija në balancë diçka të thënë këtu nga ‘antiakti’ (u referohet përfaqësuesve të PS). U çudit “antiakti” me formulimin e aktit me proçedurën e ndjekur. ‘Antiakti’ synon të realizojë parimin stalinist se ‘s’ka rëndësi kush voton, rëndësi ka kush fiton’. Për ne është e kundërta. Ne i numërojmë të gjitha votat dhe më pas të fitojë kush ka marrë më shumë vota. Ndaj u çudit ‘antiakti’”, - u shpreh dje kreu i KQZ-së
Zguri: Vota vullnet i popullit
Anëtari i KQZ Klement Zguri tha se problematika e hedhjes së votës në kutinë e gabuar është bërë dhe nga komisionerët socialistë, kështu që kjo është një procedurë e saktë, pasi nuk mund të nxirret e pavlefshme një votë që shpreh vullnetin e qytetarëve. “Na duhet të njohim trajektoren e kërkesave dhe sot jemi para një problemi të tillë. Është vendosur një standard më 2001: kemi numëruar vota për Dushkun, Paskuqanin, Dibrën dhe njësi administrative në Durrës dhe Tropojë. Është një procedurë që KQZ-ja e ka vendosur me mirëkuptim”, - deklaroi Zguri.
Kosovrasti: Ky s’është akt normativ
Pas shprehjes së pretendimeve nga ana e përfaqësuesve të PS-së u përfshihet në debatet e nisura në KQZ për miratimin e projektaktit edhe përfaqësuesi i PD-së Njazi Kosovrasti. Sipas tij, përfaqësuesit e PS-së duan ta quajnë këtë akt normativ kur ai nuk është. “Nuk ka konstatim ligjor që të thotë diçka tjetër. Ne vendosëm që vota të vlerësohet dhe numërohet. Kodi ka bërë kujdes për votën e qytetarit. Ai thotë që qytetari, kur voton gabim, kthehet dhe i kërkon komisionit një fletë tjetër. Po e bëri përsëri, nuk ja jep. Ka një element që lidhet me statusin e KQZ-zë, ajo funksionon si një KZAZ e madhe”, - tha Kosovrasti.
Gjonçaj: Është akt normativ, kërkon 5 vota
Përfaqësuesi ligjor i PS-së Genci Gjoçaj theksoi se projektakti i propozuar ka probleme si në formë, ashtu dhe në përmbajtje. “Sa i takon formës, projekakti i prozuar kaloi në parim në datën 18 maj dhe ky vendim është i qartë se është akt normativ i KQZ-së, pasi ka për qëllim rregullin e çështjes që lidhet me zgjedhjet. Bie në kundërshtim me aktin, se nuk mund të miratohet një vendim, se KQZ-ja ka marrë vendim vetëm me 4 anëtarë për aktin e paraqitur dhe që për ne ka qenë i kundërligjshëm, se keni urdhëruar ndryshimin e tabelave si për kryetarët, ashtu dhe për këshillat’, - deklaroi Gjonçaj.
Manjani: KQZ përmirësoi demokracinë
Përfaqësuesi i LSI-së në KQZ, Ylli Manjani, theksoi dje se “pavarësisht mendimeve të kundërta që ndani me njëri-tjetrin, ju zotërinj të KQZ-së keni bërë një veprim për t’u përshëndetur, pasi ju i keni kthyer standardet këtij procesi, ku u mungonte qytetarëve leximi i votave të tyre. Pra, vota e gjithkujt të marrë vlerësimin e merituar dhe të shkojë në destinacionin për ku është nisur ajo. Ky është mesazhi që i dhatë ju demokracisë në këtë vend. I thatë se vota juaj mjafton të jetë e rregullt. Ju u garantuat atyre numërimin e saj.”
Maratona e numërimit të kutive të Tiranës, Basha kryeson me 81 vota
Pas miratimit të aktit për fletët e votimit të hedhura në kutitë e gabuara, Komisionin Qendror i Zgjedhjeve ka ndryshuar dhe tabelat përfundimtare të rezultatit të votimit të 8 majit. Kështu nga totali prej 250.880 votash, Rama ka marrë 124.705 vota, rivali i tij i mazhorancës, Lulzim Basha ka marrë 124.786 vota. Ndërsa komunisti Hysni Milloshi ka marrë gjithsej sipas KQZ-së vetëm 1394 vota. Në orët e vona të së dielës KQZ-ja mbylli numërimin e të gjitha fletëve të panumëruara në 125 kutitë e mbërritura në këtë institucion. Pas përfundimit të këtij procesi u evidentua se Lulzim Basha, ka marrë 173 vota kundrejt 83 votave të marra nga Edi Rama, të cilave i shtohen dhe dhjetë votat e marra në numërimin e para një jave. Rezultati përfundimtar i bërë publik mbrëmjen e djeshme nga KQZ-ja në tabelën përmbledhëse shpall fitues kandidati Basha me 81 vota në krahasim me rivalin e tij Edi Rama. Nga akti i miratuar dje këto shifra janë pasqyruar mbrëmjen e djeshme edhe në tabelën përmbledhëse të rezultatit përfundimtar të KQZ-së.