E Shtunë, 31 Tetor 2026

Enver Petrovci Ju rrëfej vetëvrasjen time…

24/05/2011  Vdekja mund të jetë graduale. Një artist e ndjen së shumti atë, sidomos kur i duket se vendi ku jeton nuk i krijon hapësirën e duhur dhe vlerëson jo mbi bazë vërtetësie. Për shkak të kësaj kërkon edhe të arratiset. Largimi ndodh të jetë i frytshëm e megjithatë ndodh që edhe i gjithë ky udhëtim të jetë thjesht një kërkim i pafundmë… Për Enver Petrovcin të jetojë si artist në hapësirën shqiptare është një kërkim i tillë… Në këtë intervistë, si në një udhëtim në kohë, ai flet për punën e tij si aktor dhe artist, situatën artistike në Kosovë dhe në Tiranë, projektet e tij të afërta dhe familjen.

Prej muajsh jetoni mes Prishtinës dhe Tiranës. Pse kjo zgjedhje?

Për një kohë të gjatë, para luftës në Beograd kam bërë një jetë të bukur artistike në Beograd dhe jam kthyer në Prishtinë, ku kam themeluar një teatër për fëmijë dhe të rinj që e kam quajtur teatri “Dodona”. Ai teatër ka qenë i vetmi oaz kulturor në krejt Kosovën. Ju e dini situatën në atë kohë për institucionet kulturore dhe arsimore në Kosovë. “Dodona” ishte një teatër në qoshe të Prishtinës, i cili për momentin nuk e pengonte regjimin e Milosheviçit derisa pas tre-katër viteve edhe mua më larguan. Mirëpo teatri mbeti. Ai teatër edhe sot e kësaj dite punon. Ndërkohë aty kemi mbajtur dhe mësim. Në vitin 1994 kam hapur edhe shkollën e parë private, që edhe pse nuk e dija, ka qenë shkolla e parë private në Evropën Juglindore respektivisht shtetet postkomuniste, të cilin mjerisht pas 14 vitesh ministri i Arsimit, Enver Hoxhaj ma mbylli. Në atë kohë të gjithë shqiptarët kishin presione të mëdha nga policia e Serbisë. Për shembull të rinjtë i ftonin kinse në ushtri, prej andej hapnin lajmin se i keqtrajtonin. Erdha në Prishtinë si një shembull i mirë që njerëzit të mos iknin. Në atë kohë më iku dhe motra dhe vëllai në Suedi, ku janë edhe sot. Tju them të vërtetën shumë studentë nuk i kam lejuar të ikin nga Prishtina. Iu gjeta punë në teatrin e Dodonës dhe jetonim shumë mirë nga biletat. Pas luftës, në atë kohë, e harrova veten si aktor. Pavarësisht se bëra një shfaqje, “Idiotin” e Dostojevskit që u shfaq edhe në Tiranë në vitin 1994, veten e sakrifikova si aktor për t ju krijuar të tjerëve rrethana për punë. Gjithë këtë sakrificë që bëra në profesion e bëra nga aparteidi i imponuar nga ana e regjimit të Milosheviçit. Prisja që ai të kalonte dhe kaloi. Por filloi lufta. U mor vesh që liria erdhi, por fatkeqësisht pas luftës në Kosovë u imponua një kulturë tallava. Tallavaja u bë institucionale. Prita edhe 10 vjet që diçka të ndodhte, por nuk ndodhi. Normalisht për mua dhe për shumë artistë që donin art dhe jo tallava ishte zhgënjim shumë i madh. Tallavaja u bë simbol i Kosovës. Nuk doja të përlyhesha me tallava. Kështu u detyrova pas 20 vitesh të vij në Tiranë dhe të filloj këtu një jetë krejt të re. Nuk është e lehtë se nuk jam 20-vjeçar, por më duhet, kam nevojë që të punoj, kam nevojë që të lë gjurmë, se jam shqiptar. Nëse nuk punoj në gjuhën shqipe do të vdes si artist me prejardhje shqiptare, si të isha nga ndonjë vend tjetër, pasi 90 e ca për qind e punës sime nuk është në gjuhën shqipe. Këto ditë marr edhe nënshtetësinë shqiptare. Kështu edhe kur të vdes do të njihem si shqiptar. Për mua kjo është shumë e rëndësishme se ne shqiptarët pak mendojmë për historinë. Kështu edhe me dokumente do të jem shqiptar.

Por ju mund të merrnit edhe pasaportën e Kosovës?!

Pasaportat e Kosovës nuk janë ende të pranuara nga tërë bota. Unë nuk dua të kem dilema, por dua të kem një dokument të paluhatshëm shqiptar. Siç thashë kam ardhur në Tiranë edhe si një protestë imja ndaj tallavasë kosovare. Tallava ka në tërë Ballkanin, por për dallim nga Shqipëria për shembull, atje është e zyrtarizuar, e mirëkërkuar, e preferuar. Nëse do të vihet tallavaja përballë një projekti serioz artistik do të financohet tallavaja se njerëzit që e financojnë janë tallava.

Edhe pse folët pak, si e shihni realisht atmosferën teatrore e kinematografike në Kosovë dhe në Shqipëri?

Besoj në Shqipëri është më mirë se në Kosovë. Edhe këtu ka tallava, por këtu gjenden një grup artistësh që duan diçka tjetër. Nuk e duan tallavanë. Mos harroni se Kosova ka shumë djem e vajza të mençura, shumë gra e burra të mirë që e duan vendin e vet, që janë njerëz të ndershëm. Por ata janë larguar nga loja. Nuk mundesh në Kosovë të bësh karrierë nëse je i mençur dhe i ndershëm. Thjesht është e pamundur. Ose duhet të bësh lojë të keqe, të sakrifikosh ndershmërinë dhe mençurinë tënde për të hyrë në lojë. Vërehet një tendencë e tmerrshme negative e njerëzve negativë. Ndërsa në Shqipëri ka një grup njerëzish që flasin dhe që nuk dënohen për këtë. Po shoh në televizione që njerëzit flasin mirë apo keq, por flasin haptazi. Në Kosovë nuk guxon njeri të flasë keq për atë qeveri. Mos harroni sa kritika i janë bërë Ibrahim Rugovës për “gabimet e tij” nga Akademia e Arteve dhe Shkencave edhe gjatë kohës që ka qenë Milosheviçi. Tani asnjë nuk flet. Ministri Enver Hoxhaj u ka dhënë rroga të mira, u ka dhënë nga një kabinet të mirë, i ka blerë. Milosheviçi nuk ka ditur të bëjë të njëjtën gjë, ti blinte lirë. Po ta kishte bërë këta do të kishin heshtur. E tmerrshme, të vjen turp që janë në atë nivel. Kurse në Shqipëri njerëzit flasin. Ka gjithkund njerëz që shiten, por Shqipëria ka shumë njerëz që flasin haptas, që gjykojnë dhe kjo e çon përpara shtetin. Megjithatë, ajo që mund të vërej në Shqipëri, edhe përtej atmosferës artistike është se duhet shumë kohë që të ndërrohet një mentalitet. Më duket se Tirana si mentalitet e ka një mentalitet internacional dhe e ka një rast të mirë të bëhet qytet internacional. Të them të drejtën mua nuk më pëlqen, sepse Shqipëria nuk ka nevojë për internacionalizma. Sepse mos harroni se Evropa është nacionaliste dhe ne si një komb i vogël nuk kemi pse bëhemi internacionalistë. Le të bëhen njëherë kombet e mëdhenj e pastaj le të bëhemi ne. Nuk na takon të bëhemi internacionalë, kjo na pengon. Më mirë të jemi shqiptarë njëherë, e pastaj diçka tjetër. E vërej që duan të ikin prej çdo gjëje që është shqiptare, madje edhe prej pijeve. Edhe ujin shqiptar nuk e pëlqejnë, as ujin shqiptar apo çajin. E dini që buka shqiptare është më e mira në botë?! Kjo ide për të mos dashur të jenë shqiptarë më tmerron, që prej emrave gjermanë, rusë, grekë, sllavë, afrikanë, vetëm jo shqiptarë, që u vihen përgjithësisht fëmijëve. Ky është mosrespekt ndaj vetvetes. Ne duhet të kemi një dashuri nacionaliste, jo shoviniste. Duhet të respektojmë veten, se po nuk e respektuam nuk të respekton tjetri. Evropa nuk është Amerikë, Evropa nuk është Australi. Evropa është Evropë, është nacionaliste. Ne, shqiptarët, duhet të jemi nacionalistë.

Ju keni pasur një karrierë të gjatë në Beograd dhe për hir të së vërtetës edhe të realizuar. Mund të bëni një përshkrim të jetës artistike të viteve më parë në Kosovë e Serbi, duke e krahasuar me ditët e sotme? Mendoni se gjërat kanë evoluar dhe ecur pozitivisht apo përkundrazi?

Në kohën kur kam shkuar unë të studioj në Beograd kanë qenë kohë të tjera. Ka qenë krenari të pranohesh në Beograd. Kam qenë shqiptari i tretë në historinë e Akademisë së Beogradit që është pranuar atje pas Bekim Fehmiut dhe Faruk Begollit. Dhe jam i vetmi jo sllav, i cili ka luajtur role kryesore në teatër në gjuhën sllave. Ka pasur joserbë që kanë luajtur në teatrin e Beogradit, por role episodike. Unë kam qenë i vetmi që kam luajtur role kryesore. Pra, kam bërë një karrierë të shkëlqyeshme. Kam arritur të jem aktori më i paguar në Jugosllavi në teatër. Mbase nuk është modeste, por është e vërtetë që kam pasur shumë oferta. Luaja edhe në televizion dhe filma, por paguhesha më shumë në teatër. Rrallë ka ndodhur që një aktor të përzgjedhë teatrin për shkak të anës materiale, por unë e kam përzgjedhur se vërtet paguhesha shumë mirë. Kam punuar në shumë teatro dhe fillova të shëtis nëpër ish-Jugosllavi. Kam punuar në çdo republikë të ish-Jugosllavisë në gjuhët e tyre. Dhe fillova të krenohesha si shqiptar që flet gjuhët e ish-republikave të Jugosllavisë. Këtë gjë e bëra me sukses. Kur filloi aparteidi në Kosovë nuk isha më në gjendje të punoja në Beograd ndaj u largova që aty dhe u ktheva në Prishtinë. Nuk mund të them se Beogradi nuk më ka pritur mirë. Është pak të them se gënjej. Jo mua, por Beogradi në atë kohë ka qenë vërtet qytet internacional. Dua të jem dhe më i sinqertë, ka qenë i vetmi qytet në Ballkan ku nuk ka qenë shumë e rëndësishme se çfarë je por çfarë po bën. Po e zëmë se kam shëtitur në Sofje, ku ka qenë e rëndësishme të jesh bullgar, në Greqi, të jesh grek, në Ljubljanë ku është e rëndësishme të jesh slloven etj. Ndërsa Beogradi ka qenë një qytet ku ka qenë e rëndësishme se çfarë do dhe a punon. Dyert kanë qenë të hapura. Tani nuk i ngjan më atij Beogradi, por është një qytet serb.

Me gjithë pozicionin e vlerësuar në Beograd ju u kthyet në Prishtinë ku ngritët edhe një Akademi të Arteve dhe teatrin “Dodona”. Mendoni se keni bërë zgjedhjen e duhur po të marrim parasysh edhe se pak më vonë kjo Akademi e Arteve u mbyll? Ndërkohë mund të thoni se pavarësisht kësaj jeni vlerësuar ndopak nga komuniteti në Kosovë? Për shembull kam lexuar diku se ju është ofruar posti i ministrit të Kulturës, pavarësisht se nuk e pranuat…. Pse nuk e pranuat dhe a jeni ndjerë realisht i vlerësuar?!

Nuk është e vërtetë që më kanë ofruar postin e ministrit të Kulturës. Ndoshta e kanë pasur ndërmend, por nëse diçka e tillë do të më ishte ofruar, për hir të së vërtetës do të ishte ofendim për mua. Vetë fakti që tallavaja kërkon të më ofrojë diçka të tillë do të thotë që qenkam aq i keq, sa guxon të më bëjë ministër.

Në një intervistë të mëparshme jeni shprehur se ndjeheni shumë i vetmuar, megjithatë nuk keni kërkuar përgjigje se pse, pasi përndryshe ndoshta do të kryenit vetëvrasje. Mendoni se kufiri mes jetës dhe vdekjes është një fill i hollë tërheqës që josh së shumti artistët? Mund të sjellim ndërmend këtu vetëvrasjen e artistit të njohur Bekim Fehmiu…

Kur kam thënë vetëvrasje nuk kam menduar vetëvrasje fizike, por vetëvrasje artistike. Por kur bëj vetëvrasjen artistike jam zhdukur si qenie. Do të bëhesha një gjallesë e cila mbijeton, ha bukë, fle. Unë kam ikur nga tallavaja e Kosovës për këtë shkak, se gradualisht isha i vdekur si artist. U desh ose të hyja në lojën e tallavasë ose të bëja vetëvrasje artistike. Vërejta se isha si artist i vdekur. Kjo ka qenë arsyeja që mendova të bëja vetëvrasje. Se rrethanat të bëjnë të bësh vetëvrasje artistike. Një ditë desha ta zyrtarizoja, por nuk di kush më shpëtoi prej kësaj. Desha të thosha para të gjithëve se Enver Petrovci ka vdekur si artist, nuk ekziston. Por nuk e bëra, erdha këtu si shpëtim nga vetëvrasja artistike. Çfarë do të bëhet nuk e di.

Po për sa i përket Bekim Fehmiut çmund të thoni…?!

Më ka bërë përshtypje se kur vdiq Bekim Fehmiu, një pjesë e madhe e Parlamentit tallava të Kosovës nuk e nderoi me një minutë heshtje. Ju betohem se të gjithë ata që refuzuan këtë respekt ndaj artistit e kanë pasur ëndërr të preknin Bekimin. Por ja çfarë është tallavaja. Kjo më ka prekur shumë. Atëherë e kam kuptuar defenitivisht se nuk kam çfarë të bëj më në Kosovë. Ky ka qenë momenti kyç që jam ndarë prej Kosovës dhe kështu do të jetë derisa të jenë këta tallavaxhinj.

Çmund të thoshit më tepër për kujtimet që ruani nga Bekim Fehmiu dhe Faruk Begolli, duke qenë se janë dy njerëz që thoni se kanë ndikuar realisht në rrugën tuaj artistike?

Kam kryer dy shkolla për aktrim. Shkollën e parë, shkollën e lartë pedagogjike e kam kryer në Prishtinë, në degën e artit dramatik për dy vjet. Aty më ka dhënë mësim Faruk Begolli. Pas dy vjetëve kam shkuar për studime për katër vjet në Beograd, në Fakultetin e Arteve Dramatike në degën e aktrimit. Në Beograd kam njohur Bekimin. Të dy i kam njohur mirë dhe me të dy kam qenë shok shumë i mirë. Mjerisht sot të dy kanë vdekur, po si mos të vdisnin?! Kanë vdekur se i ka plasur zemra. Për të folur për ta është pak, por koha do të tregojë më mirë vlerat e tyre. Kam qenë shumë krenar që kanë ekzistuar. Desha apo sdesha kanë qenë udhërrëfyes që unë ti nisesha kësaj rruge. Jo vetëm për mua, por edhe për shumë të tjerë. Ata e kanë pasur aq të vështirë sa dhe unë, por ata kanë jetuar një kohë pak më të mirë dhe më të gjatë se unë. Unë bëra karrierë, por u prish shteti. Tërë ajo energji që dhashë, u shkatërrua. Tani unë di një gjuhë, tashmë të vdekur. Kam dhënë shumë energji të mësoj këtë gjuhë “të vdekur”. Nuk e përdor askund, ose e përdor shumë pak.

Tani afër ju u rishfaqët në skenën e Teatrit Kombëtar në Tiranë me shfaqjen “Art” të regjisorit Fatos Haxhiraj ku interpretoni një personazh të quajtur Serzhe. Filli lidhës i tre personazheve të kësaj pjese është një miqësi e gjatë 15-vjeçare, e cila tronditet. Përtej lëkurës së këtij personazhi çvlerë dhe çdomethënie ka miqësia për ju?

Shfaqja “Art” është një tekst ose dramë- komedi, të cilën e kemi adaptuar dhe sjellë në kohën e tranzicionit. Le të mos harrojmë që ne jemi ende në tranzicion. Shqipëria në fakt, sepse Kosova është ende një mish-mash i madh, nuk është as tranzicion. Nuk kuptoj çfarë është. Është një tendencë që jo vlerat të vijnë sa më në pah.

Për sa i përket miqësisë mund të them se kam investuar në miq. Kam miq në krejt botën dhe edhe pse koha dhe rrethanat na kanë ndarë, e di se kurdoherë do të bashkohemi prapë. Kam krijuar miq edhe këtu, se unë investoj në miq. Miqësi nuk mundesh të formosh pa investuar. Ska miqësi pa investim dashurie. Si artist këtu e ndiej veten mirë sepse kam mundësi të takoj artist miq, artistë që dinë të vlerësojnë atë që ti punon. Dinë të dëgjojnë kur u thua diçka. Nuk kanë drojë nga kritika ime dhe unë nuk kam drojë prej kritikës së tyre dhe kjo bën që të shkohet përpara. U mor vesh, provincë ka kudo, edhe në Tiranë, por prapë në Tiranë mund të gjesh njerëz që mund të bëjnë diçka. Miqësia është edhe kritikë, edhe konflikt, por jo deri aty ku të prek në familje, jo deri në privatizëm, provincializëm, kur merret me gjëra të imta për të bërë keq. Mirë është të jesh kritik, por jo kritizer.

Cilët kanë qenë apo janë miqtë tuaj më të mirë në jetën reale dhe çrol kanë luajtur në jetën tuaj?

Tek unë ka ndikuar shumë gjyshi im. Ai ka bërë që të besoj në Zot, që është për mua fitorja më e madhe. Jam besimtar absolut. Kjo ka ndikuar shumë në jetë. Nuk kam pasur nevojë të më edukojë dikush, pasi më ka edukuar vetë besimi. Nuk kam devijuar në rrugën time se kam pasur një këshilltar të madh. Për këtë arsye kam mbetur njeri normal. Nuk ka pasur askush arsye as për të më shitur, as për të më blerë. Më vjen mirë nga babai im që më ka edukuar të jem shqiptar dhe më ka mësuar ta respektoj veten. Dhe vërtet kudo ku kam shkuar, sa më tepër e kam respektuar veten për atë që jam, aq më shumë më kanë respektuar njerëzit. Nuk të respekton askush në botë nëse nuk respekton më parë veten. Unë mundem ta kritikoj shqiptarin, por nuk do të thotë që nuk e dua shqiptarin. Ky është dallim shumë i madh. Këta dy njerëz kanë ndikuar shumë tek unë. Ndërsa nëna ka ndikuar tek unë që eventualisht të mos martohem me një femër që sështë shqiptare. E kam dëgjuar dhe nuk jam penduar kurrë. Kur e paramendoj veten me grua nga një tjetër kulturë, mendoj se do të kishte qenë tmerr. Të gjithë ata njerëz që martohen me një partner nga tjetër kulturë mendoj se kurdoherë pendohen. Për mua është gabim shumë i madh. Është si të martohet majmuni me elefantin ose elefanti me xhirafën. Të dy kanë organe seksuale, por janë “kultura” të ndryshme. Mendoj se njeriu nuk duhet të shikojë vetëm veten e vet, por duhet të shohë edhe familjen e farefisin. Sepse fëmijët kërkojnë kurdoherë kush është gjyshi, gjyshja apo tezja e tyre. Fëmijët kërkojnë prejardhje. Ne nuk jetojmë për makinë apo për sobë por për shpirt.

Ndërkohë nuk mund të lë papërmendur edhe profesorin Mirosllav Dedic të aktrimit, i cili është për mua një njeri tjetër shumë i rëndësishëm. Ai më ka mësuar zanatin e aktrimit.

Pohuat se familja juaj në një farë mënyre ju “ka mbrojtur” nga gabimet, megjithatë askush nuk mund të imunizohet nga gabimi. Nëse ktheheni në kohë cila ka qenë çmenduria apo gabimi më i madh që keni bërë?

Gabimi më i madh i jetës sime, që e kam kuptuar më vonë është se energjia që kam harxhuar në mësimin e një gjuhe, që gjithashtu është lokale si gjuha shqipe, më ka shkuar dëm. Mendoj sikur të kisha harxhuar atë energji në mësimin e një gjuhe siç është anglishtja do ta ndieja veten shumë më mirë edhe si njeri, edhe si intelektual, pse jo edhe në karrierë. Por ky ka qenë përcaktimi im i gabueshëm, nuk kam pasur kënd të më drejtojë. Ky ka qenë gabimi im si rrugë, si përcaktim, por jo si profesion. Por në anën tjetër mendoj se kam pasur profesor shumë të mirë. Ndoshta po të kisha shkuar në Amerikë apo kund tjetër sdo të kisha qenë, po them, dijetar kaq i mirë i aktrimit. Mendoj se kam pasur profesorin më të mirë në botë, gjë që po vërehet. Shumë më vonë e kam kuptuar që studentët e këtij profesori kanë qenë shumë më të mirë se shumë të tjerë që edhe mund të jenë të popullarizuar e që flasin anglisht, frëngjisht apo gjermanisht.

Ndërkohë sapo keni përfunduar xhirimet edhe për një film. Mund të zbuloni diçka për rolin tuaj dhe këtë produksion ku merrni pjesë?

Titullohet “Agnus Dei” (dei-sakrificë, kurban). Kanë mbaruar xhirimet dhe është një film për pasluftën në Kosovë, pasojat e luftës në dy familje. Rrëfehet për një grua serbe, e cila ka mbetur shtatzënë me një shqiptar, por që lufta i ndan. Ajo rrit fëmijën dhe e edukon atë me idenë jo dashamirëse për të atin, duke i thënë atij se ish i dashuri shqiptar iu ka bërë keq. Në këtë film unë luaj rolin e gjeneralit të ushtrisë serbe. Është një film luftarak, por më tepër për dashurinë. Regjisor i tij është Agim Sopi.

Po për projekte të tjera tuajat çmund të zbuloni?

Do të filloj këto ditë një projekt në Tiranë, një shfaqje teatrore por nuk do të flas shumë, sepse kam drojë se mos ndodh diçka dhe më marrin dhe prishin idenë. Në këtë projekt që do të fillojë në Teatrin Kombëtar unë do të shfaqem si regjisor. Ajo që mund të them është se këtë tekst e kam menduar që para katër viteve. Nuk bëj regji për shkak se duhet të bëj regji, por bëj regji kur gjej një tekst dhe krijoj qëndrim e mendim për atë tekst. Përveç këtij projekti kam në mendje edhe një tjetër projekt regjisorial, këtëherë me tekstin tim.

Ndërkohë jeni prezantuar edhe si një kërcimtar tepër interesant në produksionin “Dancing with the Stars”. Çmund të thoni për këtë përvojë? Çfarë do të thotë “të vallëzosh” për Enver Petrovcin?

Kam sakrifikuar shumë për “Dancing with the Stars”. Për të qenë pjesë e këtij produksioni kam lënë dy projekte regjisoriale, një në Prishtinë dhe një në Novi Pazar në Serbi, ku jam dhe profesor. Në këtë teatër jam marrë vesh që të punoj një shfaqje, tekstin tim “Të mallkuarit”. Por Vera Grabockës nuk ka njeri që ti thotë jo. Thjesht është e pamundur. Nëse ajo do diçka, e arrin siç edhe ka arritur. Se si më ka bindur të marrë pjesë, nuk e di. Por nga ana tjetër unë kam fituar shumë kondicion fizik. E ndiej veten shumë të fortë fizikisht, që për mua është e rëndësishme. Unë jam kërcimtar i mirë dhe këtë e kam ditur gjithmonë, por kjo vlerësohet edhe nga publiku. Sa më tepër fitoj kondicion, aq më i mirë edhe jam. Mund të them se talentin e kam, por mund të them se “i trembem” trupit mos më lëshojë se nuk kam forcë.

Nën përcaktime…

Nëse do të flasë për veten do e përcaktojë thjesht me jetën që ka bërë. Një jetë e ndershme për të cilën është krenar, edhe për faktin se nuk ka arritur ta blejë askush. Ka punuar ashtu siç ka dashur dhe mendon se i ka plotësuar obligimet e tij ndaj kësaj bote. E vetmja keqardhje lidhet me faktin se do të donte të kishte dhënë më tepër, por fatkeqësisht “koha nuk ka qenë kurrë me të”. “Koha ka qenë kundër meje. Tërë këto ngjarje historike që kanë ndodhur brenda jetës sime më kanë penguar gjithmonë. Më është dashur të punoj në kushte të vështira, edhe në kohën e ish-Jugosllavisë edhe tani në kohën e Kosovës së pavarur”, vëren Petrovci, ndërsa vlerëson megjithatë gjithë përvojën e fituar dhe “gëzimin” e tij më të madh, fëmijët, “pasurinë më të madhe që një prind mund të ketë”. Baba i dy vajzave dhe një djali, ndihet i kënaqur sikur fëmijët të gjejnë veten atje ku janë përcaktuar. Për të kaq mjafton. “Më vjen mirë që vajza e vogël, Vanesa mëson kitarën, pianon. Ia kam ndaluar të mësojë në gjimnaz kimi, fizikë dhe matematikë”, rrëfen Petrovci, për “kufizimin” që rrallëherë një prind mund ti bëjë fëmijës së tij. “Ajo ikën prej meje për të mësuar. Por unë e them me bindje se të mësojë këto lëndë nuk ia vlen. Unë kam mësuar shumë dhe kam harxhuar kot kohë, në vend që të mësoja shqip, muzikë ose diçka tjetër. Janë gjëra që do të më ndihmonin në jetë. Mendoj se ime bijë ka punë më të mençura se është përcaktuar ndryshe. Njeriu nuk ka nevojë ti dijë të gjitha”.

Enver Petrovci

Ju rrëfej vetëvrasjen time…

Blerina GOCE

Vdekja mund të jetë graduale. Një artist e ndjen së shumti atë, sidomos kur i duket se vendi ku jeton nuk i krijon hapësirën e duhur dhe vlerëson jo mbi bazë vërtetësie. Për shkak të kësaj kërkon edhe të arratiset. Largimi ndodh të jetë i frytshëm e megjithatë ndodh që edhe i gjithë ky udhëtim të jetë thjesht një kërkim i pafundmë… Për Enver Petrovcin të jetojë si artist në hapësirën shqiptare është një kërkim i tillë… Në këtë intervistë, si në një udhëtim në kohë, ai flet për punën e tij si aktor dhe artist, situatën artistike në Kosovë dhe në Tiranë, projektet e tij të afërta dhe familjen.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›