Edhe 212 banesave të tjera sociale në 4 vite
24/05/2011
DURRES- Numri i madh i kërkesave për banesa sociale nga shtresat e ndryshme shoqërore ka nxitur diskutimin për të gjetur hapësira dhe fonde në ndërtimin e pallateve të reja. Brenda verës pritet të përfundojnë shpërndarja e apartamenteve, të cilat janë ndërtuar tek ujësjellësi.
Banesat
Enti i Banesave ka vendosur të afrojë zgjidhje për Durrësin, qytetin që ka një numër shumë të madh aplikimesh për strehë nga familje me të ardhura të pakta. Shpërndarja e 343 banesave sociale është çështje dite, ndërsa pritet të nisë edhe faza e dytë e ndërtimit të të tjera banesave. Shpërndarja e apartamenteve ka ngecur në mosorganizimin e takimit të Këshillit të Bashkisë që është edhe organi, i cili shqyrton e vendos përfundimisht për listën e përfituesve. Edhe në rastin e parashikuar për ndërtimin e 212 banesave të tjera sociale, është bashkia investitori. Ajo synon të ndikojë sa më shumë në zbutjen e problemit. Durrësi ka shumë familje që jetojnë edhe tani pas 20 vitesh në banesat e ish-pronarëve ndonëse objekti u është njohur ligjërisht pronarëve.