E Enjte, 5 Nëntor 2026

Vendimi i KQZ-së, Opozita akuzon: Po çelen gara për konçesione e shpërndahen legalizime

Përfaqësuesit e opozitës në Komisionin Rregullator të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve kanë akuzuar se nuk po respektohet vendimi i tyre i marrë një javë më parë sipas të cilit qeveria nuk duhet të japë PPP apo të kryejë veprimtari të tjera në periudhën para zgjedhore. 
Përfaqësuesja e PD, Helga Vukaj, duke iu referuar deklaratave të ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku, tha se kjo e fundit duke u kamufluar me fjalën ‘tender’ po lançon koncesione të tjera.   

Edhe përfaqësuesi tjetër i opozitës, Muharrem Çakaj tha se një prej deputetëve të PS-së, Bujar Çela, ka shpërndarë leje të legalizimit.

Për këtë rast është shprehur edhe kryekomisioneri i KQZ-së, Ilirjan Celibashi.  

Që prej të premtes së kaluar qeveria e ka të ndaluar të japë kontrata koncesionare dhe PPP, vendim i marrë nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për 4 muajt e ardhshme deri në datën e zgjedhjeve.

Një tjetër çështje për të cilën KQZ ka dhënë dakordësinë është dhe ndalimi i përdorimit të administratës zgjedhore në fushatë. Qeveria ka të ndaluar gjithashtu promovimin në media dhe publik të një sërë aktivitetesh, përfshirë dhënien e çelësave të shtëpive, lejeve të legalizimit etj. 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›