Basha pas takimit me kreun e PDK: Diplomacia shqiptare duhet të jetë në mbështetje të Kosovës

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka pritur sot në një takim delegacionin e PDK, të udhëhequr nga Enver Hoxhaj.
Në fund të takimit, kreu i PD Basha tha për media se në fokus të diskutimit mes dy politikanëve ka qenë akt-akuza e ngritur nga Gjykata Speciale për disa nga krerët e politikës së Kosovës. Basha tha se e është koha që e gjithë politika e Shqipërisë dhe e Kosovës duhet të ketë një bashkërendim të plotë për këtë çështje.
“Kontributi më i madh që Shqipëria duhet të japë është të qëndrojë fuqimisht në krah të Kosovës, duke braktisur cdo synim për keqpërdorim të sfidave më të cilave po përballet Kosova. Duhet insistuar në njohjen e ndërsjelltë mes Kosovës dhe Serbisë, vizat dhe anëtarisimi i saj në nato. PD sot dhe pas 25 prillit do japim kontribut të plotë në plotësimin e këtyre objektivave. Sfida e përballjes me procesin në Gjykatën Speciale, nuk mund të lejohet të kthehet në gjykim ndaj Kosovës dhe anëtarëve të UCK-së dhe për këtë kërkohëet një bashkëpunim i të gjithë forcave politike Shqipëri. Ne duhet të jemi të njëzëshëm për kalimin me sukses të kësaj sfide. Kjo është një sfidë për njohjen e Kosovës dhe integrimin e saj. Dua t’i uroj partive në Kosovë një procës të lirë dhe të ndershëm, dua ti shpreh gatishmërim për bashkëpunim.” tha lideri demokrtat Basha.
Nga ana e tij, kreu i PDK, Enver Hoxhaj, i zgjedhur nga partia e tij edhe si kandidat në zgjedhjet presidenciale të Kosovës, u shpreh se lufta e UÇK-së është themel i lirisë dhe pavarësisë së Kosovës, ndaj dhe e gjithë politika kosovare e shqiptare duhet të bashkohet në mbrojtje të saj.
“Është kënaqësi e veçantë që takoj sot kryetarin e PD, z. Basha. E falënderoj z. Basha për mbështetjen që i ka dhënë Kosovës. Kemi pasur bashkëpunim shumë të mirë me të, edhe si ish-ministra të Jashtëm, edhe kur isha ministër i Arsimit. E kemi pasur bashkëpunimin e parë në mars të 2008, kur bëmë përpjekje që të marrim sa më shumë njohje për Kosovën. Asnjëherë s’e kisha menduar që në 2020 Kosova e pavarur do të kishte një vit të vështirë, që përveç pandemisë, morëm dhe goditje nga Gjykata Speciale. Ne mendojmë se të gjithë faktorët politikë në Shqipëri duhet të japin mbështetje maksimale. Lufta e drejtë e UCK është themel i lirisë dhe pavarësisë sonë. Mund të ketë situata që kjo gjykatë të përdoret në të ardhmen në raport me të ardhmen e Kosovës”, deklaroi Hoxhaj.