Incidenti ne kufi, Shkupi: Asgje serioze

Reagime lidhur me heqjen e piramidave kufitare ne Kosove ka pasur edhe ne Shkup. Qeveria maqedonase i ka cilesuar keto veprime si incidente jo serioze.
“Keto grupe te armatosura nuk paraqesin rrezik per kufirin dhe procesin e demarkacionit. Ngjarja mbetet ne vemendjen tone edhe pse nuk do te kete ndikime ne kete proces. Edhe pala kosovare e konfirmon kete”, ka deklaruar ministrja e Brendshme maqedonase, Gordana Jankullovska.
Por ish-ministri i Brendshem, Vllado Buckovski tha se i beson asaj qe pane te gjithe ne ekran dhe se kjo eshte pasoje e politikes se Shkupit qe nuk e njohu Kosoven.
“Nuk jam i befasuar per paraqitjen e ketyre grupeve dhe i besoj asaj qe shoh me syte e mi. S’kemi pse te mos i besojme pamjet qe transmetuan televizionet. Keto gjera demtojne procesin e demarkacionit”, ka pohuar Buckovski.