Vendimi i aleateve: Te terhiqet misioni prane Abaz Kupit
Si Enver Hoxha u thirr per bisedime ne Itali, para se te mbaronte lufta
Ne gusht 1944, forcat nacionaliste, balliste dhe legaliste bashke, u perqendruan ne Preze te Tiranes dhe formuan nje qeveri me Kryeminister Mithat Frasherin dhe Komandant te Forcave te Armatosura, Abaz Kupin. Ato i derguan disa mesazhe per zbarkim britanikeve, por nuk moren kurre nje pergjigje pozitive. Ideja e tyre per te luftuar edhe kunder gjermaneve tashme nuk kishte me vlere. Nen presionin e forcave te Ushtrise Nacionalclirimtare ata u transferuan te gjithe bashke ne veri. Xhulian Emeri, nje misionar Britanik i atashuar prane Abaz Kupit, me pas Deputet dhe shume here Minister i Britanise se Madhe e kujton ate si nje nga momentet me te trishtuara te qendrimit te tij ne Shqiperi. Emeri e dinte se mbeshtetja ndaj Kupit do te ishte pas kesaj e veshtire. Ne Qershor 1944 ne Londer qe paraqitur nje raport i hartuar nga strateget britanike qe situaten mes Kupit dhe Hoxhes e paraqiste keshtu:
"Fronti Nacional-Clirimtar ka 20 mije luftetare te armatosur dhe te pajisur mire. 12 brigada dhe shume batalione "te pavarur". Partizanet mbeten gjithmone, e vetmja force luftarake kunder gjermaneve. Ndihma ndaj Kupit thote te shtysh Frontin Nacional Clirimtar te luftoje kunder tij, gje qe do te pakesoje trysnine e tij mbi gjermanet!
Ai vijonte me vetem keto dy sugjerime:
"1. Per Kupin eshte e nevojshme te luftoje perpara se te behet i mundur pajtimi apo bashkepunimi me Frontin nacional - Clirimtar.2. Deri atehere, nga ana e aleateve nuk mund te behet asgje, qe mund te interpretohet nga ana e Frontit Nacional - Clirimtar, si ndihme per Kupin. Sepse kjo vetem do te nxiste nje lufte civile."
Me 6 tetor 1944, Ministri i Jashtem Iden i dergonte Kryeministrit Curcill nje relacion ne te cilin i sugjeronte:
"Nese gjermanet do te terhiqen nga Shqiperia tani shpejt, nuk ka te ngjare qe Kupi dhe nacionalistet, ose c'do grup tjeter, te jene ne gjendje te pengojne Frontin Nacional - Clirimtar, te shtrije kontrollin e vet mbi te gjithe vendin. Dhe ne nga ana jone nuk duket ke kemi ndonje menyre per ta ndalur kete sepse FNC eshte mjaft i forte dhe po qe nevoja mund te beje edhe pa perkrahjen tone."
Si pasoje vendimi erdhi vendimi i aleateve:
"1. Te terhiqet misioni prane Abaz Kupit; 2. Te ftohet Enver Hoxha per bisedime ne Itali."
Kupi u detyrua te luftonte kunder partizaneve te Hoxhes per disa muaj. Ne nentor 1944 ai humbi edhe dy fortesat e tij, Prezen dhe Krujen. Por goditja me e rende i erdhi nga britaniket: Komanda Aleate me seli ne Napoli urdheroi misionin britanik prane tij te kthehej dhe gjate evakuimit te mos e merrnin Kupin ne Itali. Lenia ne meshire te fatit nga aleatet e vjeter duket se e tronditi, por ai nuk kishte zgjidhje tjeter. I vene nen rrethim nga partizanet, arriti te gjeje nje varke me te cilen udhetoi drejt bregut perballe. Abaz Kupi mberriti ne Brindizi, nderkohe qe misionaret britanike kishin sensibilizuar Ministrin e Jashtem Iden dhe Kryeministrin Cercill per rolin e Kupit dhe braktisjen e tij. Me nje urdher te Komandantit Suprem te Fuqive Aleateve ne Mesdhe Henri Maitlend, nje luftanije u urdherua te evakuonte Kupin ne Itali. Maitlendi ishte i prere:
"Po, ai ka qene miku yne dhe ne duhet ta shpetojme. Kete gje do ta bejme ne menyre mjaft te hapet dhe do t'ia themi edhe Enver Hoxhes. Por jo para se Kupi te kete sosur shendoshe e mire ne Itali".
Ne te vertete Kupi kishte mberritur vete ne Itali po ate mengjes. Majori u trajtua si aleat i Britanise se Madhe dhe kjo e fundit e refuzoi kerkesen, me pas edhe kercenimin e Hoxhes, per ta dorezuar ate tek autoritetet komuniste, dorezim per te cilin Hoxha dergoi edhe nje mision prane Komandes Aleate ne Napoli.
Shume prej miqve te Kupit dhe militanteve te Ballit Kombetar paten nje fat te ngjashem. Hana Kelcyra, vajza e Ali Kelcyres kujton se ne nentor te vitit 1944 ishin vendosur me emra fallco ne Shkoder. Aty ndodhej pjesa me e madhe e anetareve drejtues te Ballit Kombetar. Rreth ores 16.00 te dates 22 nentor 1944, pothuajse te gjithe ata u mblodhen ne Bregun e Bunes, ne periferi te qytetit. Mithat Frasheri, mbajti nje fjalim te shkurter, qe sipas deshmitareve, permblidhet me kete fjale:
"Marr pergjegjesine t'ju deklaroj se e zhbejme organizaten e Ballit Kombetar. Ajo e kreu misionin e vet. Mire apo keq, kete do ta tregoje e ardhmja. Secili ta percaktoje me vullnetin e vet se c'do te beje tash e tutje. Disa nga ne do te shkojne ne emigracion, te tjeret qe mund te qendrojne ketu le te kthehen ne shtepite e tyre. Zoti qofte me ju".
Vete Mithat u nis bashke me disa nga drejtuesit drejt Italise. Ata moren nje anije ne Tivar per 200 napolona flori dhe me te u nisen drejt Italise:
"Ne hipem ne ate anije. Qeme 140 vete. Faik Quku, Kadri Cakrani, Mit'hat Frasheri, Vasil Andoni. Udhetuam 17 ore. Nga Tivari kemi zbritur ne ngushticen e Otrantos, duke lundruar naten, mbase 10 ose 15 kilometra nga toka shqiptare, pasi kapiteni tha qe partizanet nuk kane kohe te mbrojne detin. Pra nuk kishte rrezik nga toka shqiptare, ndersa ne Otranto, kishte rrezik minash pasi kalonin edhe anijet luftarake."
Hana Kelcyra kujton se varka me disa nga politikanet me te njohur te historise se Shqiperise mbeti nje moment ne udhekryq:
"Nje moment erdhi kapiteni: Nga te shkojme, - na tha, - ne te djathte apo ne te majte. Babai i tha: Ku eshte me shkurt. Atehere ai i tha: Me shkurt eshte Greqia. Por, mamaja kishte hedhur nje fall, me plumb nuk e di. Mamaja u tha qe ne te djathte. Nuk dinim as ku po shkonim ne ate moment. Te gjithe I kishte zene deti. Atehere shkuam ne te djathte, dolem ne Brindizi dhe erdhen pastaj anglezet dhe i c'armatosen."
Mehdi Frasheri, djali i tij Vehbiu dhe pjesetare te tjere ta familjes udhetuan me avion nga Tirana ne Podgorice dhe prej ketu, me kolonen gjermane u vendosen ne Viene. E gjithe familja Frasheri u vendos ne Rome, ku kreu i familjes nderroi jete, pa u marre me me politike ne vitin 1963. Raporti i fundit i Vermahtit thoshte per ta:
"Me gjithe sjelljen e tyre te perkryer ndaj Gjermanise, qendrimi i tyre ishte teper i pavendosur, nuk ka dyshim se per cdo deshire dhe kerkese gjermane, ata ishin ne kontakt te fshehte me aleatet perendimore, permes Ankarase, por ata nuk e kishin dhe as deshironin te kishin kontakte me qarqet komuniste!"
***
Ne vjeshten e vitit 1944, Enver Hoxha rezultonte de facto njeriu me i fuqishem politik ne vend. Qeveria e krijuar ne Permet nen kornizen e Frontit Nacionalclirimtar, qe ne thelb ishte qeveri komuniste, tashme qe transferuar ne Berat dhe kishte dukshem mbeshtetjen e popullsise. Ne nje situate gati anarkie, pasigurie, shkaterrimi e konfuzioni, ajo ngjallte entuziazem dhe shprese. Me 20 tetor 1944, i veshur me uniformen ushtarake te gjeneral-kolonelit, Enver Hoxha u shfaq ne kafe "Kolombo", ne qender te Beratit: ishte shfaqja e pare ne nje mjedis publik e liderit te ri te Shqiperise. Axhenda e tij ishte tashme fare e qarte. Me 22 tetor 1944 Komiteti Antifashist Nacionalclirimtar u shnderrua ne "Qeveri Provizore" te Shqiperise. Enver Hoxha ruajti postin e Kryeministrit, te Ministrit te Mbrojtjes dhe shtoi edhe ate te Ministrit te Puneve te Jashtme. Zevendeskryeminister u zgjodh Myslim Peza. Selia u vendos perkohesisht ne sarajet e Vrionasve ne Berat, por Qeveria pergatitej per te hyre ne Tirane.
Kryeministri i fundit i Shqiperise se pushtuar
Ne fund te tetorit Ibrahim Bicakciu, kryeministri i fundit i Shqiperise se pushtuar, i dorezoi Keshillit te Regjences doreheqjen e tij. Tirana dhe rruget e terheqjes mbeten nen autoritetin e forcave ushtarake gjermane, ndersa pjesa tjeter e vendit kontrollohej nga Qeveria Provizore e Enver Hoxhes. Po ate dite kryeministri ne detyre i nisi nje mesazh personal Hoxhes, ne te cilin e sqaronte se punonjesit do te qendronin ne zyre derisa t'i kryenin dorezimet qeverise se re te Nacional-Clirimtares. Bicakciu nuk i degjoi keshillat gjermane per t'u largua nga Shqiperia. Ai u dorezua tek forcat partizane, u arrestua, u denua ne nje gjyq special dhe beri 20 vjet burg. Derisa vdiq, punoi si varrmihes ne varrezen e Elbasanit. Pater Anton Harapi dhe Lef Nosi po ashtu refuzuan te largohen. "Zoti ka vendos qe te qendroj ketu, i tha Harapi Nojbajerit. Nese do te vdes do te vdes ne vendin tim".
Nga kapitulli: Shqiperia Komuniste 1944 - 1989
Enver Hoxha, urdher per kampe perqendrimi me te mbaruar lufta
Me 13 Dhjetor 1944, Zeqi Agolli, nje militant i rinise Komuniste qe ishte caktuar nga vete Enver Hoxha si Sekretar i tij, ishte duke pritur Kryeministrin:
"Po rrija ne trotuar prane kryeministrise, e cila ishte aty ku sot eshte Ministria e Ekonomise. Saktesisht ne oren tete pashe qe vjen makina e Enver Hoxhes duke u ndalur perballe deres kryesore anash trotuarit. Enveri ne ate kohe kishte nje makine "Alfa Romeo". Ishte makine e paraqitshme dhe e re, qe drejtohej prej shoferit te tij Isuf Coba. Ajo ishte prone e Lika Toptanit. Nuk e di si e mori shteti i ri, por duhet te kete qene sekuestrim."
Enver Hoxha hynte ate dite per here te pare ne zyren e Kryeministrit te Shqiperise. Ne po ate zyre qe ishte lene e lire me 22 tetor nga ish Kryeministri Ibrahim Bicakciu. Zeqi Agolli kujton serish:
"Nderkaq, hyme brenda ku na orientuan ne zyrat perkatese. ishin ne katin e pare. Ne zyren qe duhej te punonte ne kryeministri hyri per here te pare pikerisht ne ate moment. Deri ate dite kishte qene i pozicionuar te zyra qe kishte si Sekretar i Partise ne seline e caktuar per Komitetin Qendror te saj. Zyrat tona ishin ne katin e pare te godines ku sot eshte Ministria e Ekonomise. Ne fillim majtas ishte zyra ime, pra e para majtas. Ngjitur me mua ishte ajo e zevendeskryeministrit Myslim Peza. Perballe Myslim Pezes ishte zyra e Alqi Kondit, i cili u caktua Sekretar i Pergjithshem i Kryeministrise, pastaj vinte nje sallon bosh dhe paradhoma ngjitur me te ishte zyra e Enver Hoxhes. Karshi zyres se Enver Hoxhes ishte salla e mbledhjeve te Keshillit te Ministrave."
Kryeministri i ri kishte se paku dy ceshtje qe kerkonin masa energjike per te konsoliduar pushtetin. E para ishte eliminimi i kundershtareve politike dhe kontrolli i plote i pushtetit ne vend. E dyta, ishte njohja nderkombetare e qeverise se re dhe zgjidhja e problemit me anglo - amerikanet.
E para ishte nje ceshtje qe do te mbante pezull gjithe filozofine politike te regjimit komunist. Per vite me radhe eliminimi i kundershtareve dhe krijimi i nje fryme dhune dhe kontrolli, dominoi sjelljen e regjimit te Hoxhes. Eliminimet e para qe kishin filluar qe gjate luftes u bene me masive me marrjen e pushtetit:
"Te organizohen burgjet dhe fushat e perqendrimit dhe te burgosen te gjithe ata element te akuzuar me faje te medha, me tradheti te nalte dhe bashkepunim te hapet. Te mos kete meshire ndaj tyre qe kane bashkepunuar me okupatorin dhe te ekzekutohen ne vend. Te gjithe roberit te mblidhen ne fushen e perqendrimit, te mos behen arrestime ne mase sepse veprime te tilla trembin popullin. Beni kujdes. Kapni, arrestoni dhe ekzekutoni njerez me ndikim qe te behen shembull per te tjeret. Keta bejne pershtypje ne popull".
Ky radiogram i derguar ne 17 nentor 1944 nga Kryeministri, Gjeneral Kolonel Enver Hoxha per Gjeneral Dali Ndreun qe po merrej me spastrimet ne veri, percakton ne nje fare menyre vijen politike te regjimit te ri. Nje regjim qe ishte i vendosur te ndeshkonte kedo qe ishte kunder tij, kedo qe ishte skeptik, por me nje llogjike te ftohte dhe te kalkuluar, edhe ata persona me ndikim qe mund shpreheshin dyshues ndaj tij.
Pak dite me pare, me 10 nentor 1944, Hoxha i kish derguar nje urdherese Mehmet Shehut, komandantit qe po drejtonte luftimet per clirimin e Tiranes dhe qe mbante te rrethuar qytetin. Kabllogrami me shkrimin e Hoxhes, numer 44 per ate dite thote:
"Qendrimi karshi tradhetareve dhe krimineleve qe kapen ose dorezohen te jete i ashper dhe aspak familjar. Ata duhet ta ndjejne menjeheresh se jane ne doren e gjyqit. Ndalohet rreptesisht qendrimi i tyre i lire neper qytet dhe bisedimet me kedo. Ata duhet te burgosen dhe te ruhen me roje"
Por ndeshkimet vijuan edhe me te ashpra. Ato filluan me ekzekutimet e para ne Tirane, menjehere pas marrjes se Kryeqytetit dhe vijuan me denimet ne gjithe zonat e Shqiperise. Me dhjetera vete u denuan pa gjyq, thuajse 2000 vete u ekzekutuan. Brenda pak kohesh, Tregtaret dhe njerezit e pasur u ngarkuan me gjoba marramendese nen ate qe quhej tatimi i jashtezakonshme i luftes. Kush nuk i paguante ose nuk kish per ti paguar arrestohej. Shumica vdiqen ne burg. U shtetezuan gjithe makinat, shtepite dhe pothuaj gjithe malli i tregtareve. Pronaret e tokave u shpronesuan nen justifikimin e reformes agrare qe u shpall me shume buje, por brenda nje viti filloi "bashkimi vullnetar" i tokave ne ato qe u quajten kooperativat bujqesore. Nje imitim direkt dhe pa asnje ndryshim i kolkozeve sovjetike. Bashkimi qe ne fillim i shpall si vullnetar u be shpejt i detyruar dhe i dhunshem.
Ligji i tatimit te Jashtezakonshem i dale me 13 Janar 1945 ishte i frikshem dhe nje ligj me force prapavepruese. Te gjithe personat qe kishin ushtruar aktivitet tregtar nga data 7 prill 1939 deri me 31 dhjetor 1944, pavaresisht se kishin paguar taksat e kohes duhej te deklaronin brenda 10 ditesh fitimet e tyre per keto 5 vite. Nese nuk i deklaronin, nje komision i perbere nga 3 vete, nje delegat i ushtrise, nje i rinise dhe nje njohes i tregut, vendosnin vete taksen. Taska tatonte deri ne 80 % te fitimit. Kur dikush genjente per fitimin, pasuria e tij, e gjitha, sekuestrohej. Floriri qe u mblodh me kete rast ka qene gjithnje nje mister. Sipas nje shkrimi te nje reviste te MPB te cituar nga gazetari Teodor Keko ne vitin 1991, deri ne fund te vitit 1948 ishin zbuluar: "43816682 modhedha ari" pa llogaritur stolite e cmuara. Por nje Komision parlamentar i ngritur ne vitin 1991 pas shume hetimesh, njoftoi se sasia e arit te hyre ne thesar nga sekuestrimet nga 1 dhjetor 1944 deri me 31 dhjetor 1990 ishte, 3.029 kg, pra 3 ton.
Dhuna ndaj kundershtareve politike, ose atyre qe konsideroheshin kundershtare politike, ishte e frikshme. Ne 46 vitet e sundimit te tij, Regjimi krijoi nje bilanc te tragjik: 5037 burra dhe 450 gra u ekzekutuan. 16788 burra dhe 7367 gra u denuan me burgime nga 3 deri ne 35 vjet. Shpesh here denimet shtoheshin permes ridenimit brenda ne burg. 70 mije vete u internuan. 354 shtetas te huaj u pushkatuan nder ta 95 shqiptare te Kosoves. Ne vend u ngriten 40 burgje, shumica e te cileve shfrytezonte punen pa pagese te te denuarve ne miniera.
Pak kohe pasi Qeveria u instalua ne Tirane u arrestuan 15 vete te nje grupimi qe quhej Grupi "Bashkimi Shqiptar", kryesisht pjesetare te klerit katolik ose te lidhur me ta. 8 vete u denuan me vdekje, midis te cileve 3 prifterinj dhe te tjere me denime te renda. Me 11 Janar u arrestuan anetaret e grupit socialdemokrat. Ishte iniciativa e nje numri intelektualesh, kryesisht te majte, qe kishin vendosur te krijonin nje parti socialdemokrate, me te cilen do te paraqiteshin ne zgjedhjet e radhes. Grupi u quajt i nxitur nga reaksioni. 9 vete u denuan me vdekje. 7 te tjere me denime te renda deri ne 30 vjet burg. Midis tyre edhe nje grua, Musine Kokalari.
Ne fundin e vitit 1946 e ne vitin 1947 u arrestua grupi i deputeteve dhe mbeshtetes te tyre. Rreth 30 vete, shumica anetare te Kuvendit Popullor, me bindje komuniste apo neutrale. Pas heqjes se imunitetit u arrestuan 16 deputete. U krijuan dy grupe gjykimi. Grupi, kish tentuar te krijonte ne Parlament nje opozite qe ti kundervihej vendimeve te qeverise, ose se paku ky qe shkaku i denimit. 17 vete u denuan me vdekje, midis tyre edhe tre emra shume te njohur, Shefqet Beja, Riza Dani dhe Selahudin Toto. Ne listen e 17 te denuarve ishte edhe Enver Zazani, nje mik i vjeter shkolle i Enver Hoxhes, ndoshta miku ne i afert i tij; Kole Kuqali, babai i dy deshmoreve te rene ne lufte me fashistet; Sheh Karbunara, nje militant i vjeter antizogist dhe Syrja Selfo, miku me i afert i Enver Hoxhes, njeriu qe e kishte strehuar gjate luftes bashke me familjen dhe qe e kishte mbajtur me para. 35 vjet pas kesaj ngjarjeje, Selfo u be personi i vetem per vrasjen e te cilit, Hoxha shprehu keqardhje. Ai deklaroi se kish dhene urdher per vrasjen e tij kur kish pare firmen qe pranonte pjesemarrjen ne komplot, por firma ishte marre nen torture. Selfo kish qene krejtesisht i pafajshem.
Rasti me flagrant i denimeve eshte ai i te pushkatuarve te Ambasades sovjetike. Ne shkurt 1951 nje shperthim demtoi deren e garazhit te Ambasades Sovjetike ne Tirane. Byroja Politike mori vendimin qe te arrestohen 100 veta sic deshmon fjala e Ministrit te Brendshem Mehmet Shehu marre nga procesverbali i saj:
"... eshte e nevojshme politikisht qe ne te marrim masa represive te jashtezakonshme pa marre parasysh ligjet ne fuqi. Nje mase te tille ne e kemi marre edhe kur u vra Bardhok Biba dhe kemi pushkatuar edhe jashte ligjeve ne fuqi. Une mendoj se kjo mase qe do te marrim duhet te jete ne nje shkalle te tille, te elementi qe perpunohet, elementi reaksionar i tipit Kacaruho etj, sonte ti arrestojme. Te arrestojme rreth 100 ose 150 veta nga keta te cilet nja 10 ose 15 prej tyre ti pushkatojme duke zgjedhur sigurisht nga ata me kryesoret...Ne i kemi pregatitur listat e arrestimeve dhe po te jeni edhe ju dakort veprojme qe sonte."
108 veta u arrestuan sipas nje liste te parapergatitur dhe 23 prej tyre u pushkatuan pa gjyq. Vendimi i pushkatimit u mor 3 dite pasi kish ndodhur ekzekutimi. 7 dite pasi ata qene varrosur, u vra ne nje prite nga policia autori i vertete i hedhjes se bombes. Midis te pushkatuarve ishte edhe Sabiha Kasimati, shkencetarja e pare e Shqiperise, shoqe klase e Enver Hoxhes. Deri ne vitin 1948, Regjimi ishte thuajse teresisht i konsoliduar dhe ai kishte instaluar tashme nje regjim represiv.