E Diel, 1 Nëntor 2026

Mediat e huaja: Clinton tregon ne Shqiperi se perse punon me Obamen

Vizita e Sekretares se Shtetit Hillary Clinton ne Shqiperi ka gjetur jehone dhe ne mediat nderkombetare. Agjenci prestigjioze si; "AFP", "Bloomberg", "Uashington Post", "Voice of Amerika", "Businessweek" i kane kushtuar hapesire te rendesishme mesazheve qe Clinton ka dhene dje ne Tirane. Gazeta "Uashington Post" vecon nga fjalimi i Clinton ne Kuvendin e Shqiperise, momentin kur ajo ka folur per zhvillimet politike ne SHBA. "Clinton shpjegon se perse ajo dhe Obama jane bashke", eshte titulli i artikullit te gazetes se njohur "Uashington Post". Ne raportin e saj per fjalimin gazeta shkruan: "Si mundet dy njerez qe kane thene gjera te tmerrshme ndaj njeri-tjetrit te bashkepunojne. Me besoni, kam bere gjithcka per te mundur ate (Obamen)', vuri ne dukje Clinton duke shkaktuar te qeshura mes politikaneve shqiptare. Ka nje arsye te thjeshte per bashkepunimin tone, tha ajo. "Te dy e duam vendin tone". Nderkohe, gazeta thekson se ne fjalimin e saj Clinton nuk ka thene asgje per kandidimin e saj te ardhshem per postin e Sekretares se Shtetit. Agjencia e lajmeve franceze "AFP", ndalet ne mesazhet qe Clinton ka dhene ne Tirane. Ne artikullin e saj "AFP" raporton se Clinton u ka kerkuar rivaleve politik ne Tirane qe t'i japin fund mosmarreveshjeve, "te cilat e kane lene vendin pas vendeve te tjera ne Ballkan persa i takon rruges drejte anetaresimit ne Bashkimin Evropian". Agjencia e lajmeve "Bloomberg", raporton se Clinton i ka kerkuar klases politike shqiptare qe te mos ndaloje reformat "Ju keni bere nje rruge te gjate. Mos ndaloni tani. Duhet arritur nje marreveshje e madhe dhe ka shume pune ende per te bere per te forcuar demokracine tuaj te re, ekonomine tuaj dhe per te krijuar nje te ardhme te barabarte per aspiratat e popullit tuaj", citon "Bloomberg" Sekretaren e Shtetit. Edhe agjencia amerikane "Bloomberg" ndalet ne fjalimin e Clinton per marredheniet e saj me Obamen. "Ajo tregoi eksperiencen e saj me rivalin politik Presidentin e SHBA-ve, Barack Obama dhe i kerkoi politikaneve shqiptare qe te ndertojne kulturen e bashkepunimit dhe te kapercejne diferencat qe Alexis de Tocqueville, e quan "prirje te zemres" dhe qe eshte berthama e cdo demokracie te suksesshme", shkruan "Bloomberg". Clinton eshte shprehur se nga anetaresimi i Shqiperise ne BE nuk do te perfitoje vetem ajo por edhe Evropa, "pasi do ta beje kontinentin me te qendrueshem, me paqesor dhe me te sigurt". Por qe kjo te ndodh tha Clinton, Shqiperia duhet te ndermarre reforma vitale ne muajt vendimtar te ardhshem. "Bloomberg" thekson se vizita e Clinton ne Shqiperi ishte pjese e turit te saj ne Ballkan, ku ka bere thirrje per vazhdimin e reformave dhe integrimin ne Bashkimin Europian.

Ekonomia

Zeri i Amerikes ne versionin e saj anglisht i kushton rendesi mesazheve ekonomike qe Clinton dha ne Tirane. "Sekretarja Amerikane e Shtetit, Hillary Clinton i ka bere thirrje fraksioneve politike te Shqiperise qe te punojne se bashku per te cuar perpara reformat demokratike dhe per te siguruar zgjedhje te lira dhe te ndershme vitin e ardhshem. Gjate nje fjalimi ne parlament ne Tirane, "Shqiperia, - tha zonja Klinton, - duhet te vazhdoje te punoje per te forcuar demokracine e saj, te ndertoje ekonomine e saj dhe per te krijuar nje te ardhme te barabarte me aspiratat e popullit te saj. 'Ju keni potencial per t'u bere nje model, jo vetem per kete rajon, jo vetem per Evropen, por per boten", thuhet ne raportin e Zerit te Amerikes per viziten e Clinton.

Kryeqytetasit mirekuptojne viziten e sekretares Clinton

Vizita e Sekretares se Shtetit Hillari Clinton ne Tirane, nese do ta komentonim me zhargonin popullor do te thoshim se shkoi "sahat omega", domethene gjithcka sipas protokollit te programuar me pare. Nuk pati asnje incident, nuk pati asnje keqkuptim, takimet ishin miqesore dhe mjaft te ngrohta pavaresisht se stina ne te cilen ndodhemi rezervoi klimen e saj te fresket. Ndryshe nga cka ndodhur heret e tjera, kryeqytetasit u treguan mjaft dashamires duke deshmuar edhe njehere se respekti dhe dashuria per Ameriken eshte e madhe. Pjesa me e madhe e banoreve te kryeqytetit dje kishin preferuar te mos merrni makinat me vete, duke "i dhene nje dore", Policise se Shtetit ne perballimin e situates pasi bllokimit te disa akseve rrugore nga do te kalonte kolona e makinave qe shoqeronin Sekretaren e Shtetit. Tirana dje per te gjithe ata qe nuk paten mundesine ta shohin nga afer, nuk kishte makina, kishte kembesor, te cilet leviznin te shpenguar nga njera rruge ne tjetren duke nxituar te mbaronin punen e tyre. Ndersa ne momentin qe perballeshin me kolonen e makinave qe shoqeronin Sekretaren e Shteti, ndalonin hapin duke e pershendetur me dore gjithe dashamiresi. Vlen per te theksuar se ne lartesine e duhur dje ishin dhe uniformat blu, per te cilat mund te thuhet me plot goje se kryen me sukses detyren e ngarkuar duke pasur gjithcka nen kontroll.

Clinton mbyll me sukses vizita kater oreshe ne Tirane

Ashtu sic ishte parashikuar avioni i Sekretares Amerikane te Shtetit Hillary Clinton, u ul ne aeroportin "Nene Tereza" ne Rinas ne oren 10:35 minuta te dites se djeshme. Ne aeroport, Sekretarja Clinton u prit nga ambasadori i SHBA ne Tirane Aleksander Arvizu , ministri i jashtem shqiptar Edmond Panariti, si dhe zyrtare te tjere te larte te percaktuar nga Protokolli i Shtetit. Me pas kolona e makinave qe shoqeronin Sekretaren e Shteti u nis drejt kryeqytetit, per te mberritur ne Pallatin e Brigadave rreth ores 10: 55 minuta ku eshte pritur nga Presidenti i Republikes Bujar Nishani. Pas takimit me Presidentin Nishani dhe akordimit te titullit me te larte shqiptare per te "Urdhrin e Flamurit", Sekretarja e Shtetit eshte drejtuar per ne ambientet e kryeministrise, ku ne 11:45 minuta eshte pritur nga kryeministri Berisha. Takimi mes kryeministrit Berisha dhe Sekretares se Shtetit Hillary Clinton, ka zgjatur gati 45 minuta. Me pas rreth ores 11:30 minuta Sekretarja e Shteti eshte drejtuar per tek Kuvendi i Shqiperise, ku ka pershendetur me ane te nje fjalimi te gjithe perfaqesuesit e Kuvendit dhe shqiptaret ne mbare vendin. Rreth ores 12:15 minuta pas perfundimit te takimit ne Kuvendit, Sekretarja e Shtetit ka zhvilluar nje takim me kryetarin e opozites Edi Rama, ne ambientet e Hotel Sheraton ne Tirane, takim i cili ka zgjatur afersisht 20 minuta. Me pas Sekretarja e Shteti ka zhvilluar dhe nje takim me stafin e ambasades se SHBA-se ne Tirane, per tu nisur rreth ore 13:30 serish drejt aeroportit "Nene Tereze", duke mbyllur keshtu viziten e saj kater oreshe ne Shqiperise. Viziten e saj te pare ne vendin tone.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›