E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vendimi i gjyqit te 21 janarit

Nesër në ora 11:00 do të shpallet vendimi përfundimtar ndaj tre të pandehurve të akuzuar për vrasjet dhe plagosjet e demonstruesve të 21 janarit 2011. Treshja gjykuese e Gjykatës së Tiranës, i mjaftuan 40 seanca gjyqësore të zhvilluara brenda 8 muajve, për të shpall vendimin përfundimtar ndaj ish-komandantit të Gardës së Republikës Ndrea Prendit, shoferit të tij personal Margarit Kume dhe shefit të shtabit të forcave speciale pranë Gardës majoring Agim Llupo. 

Para kësaj gjykate, palët në proces dëgjuan me cilësinë e dëshmitarëve rreth 50 persona, me profesione të ndryshme, si mjek, ekspert balistik e kriminalist, militant partie e politikanë, të plagosur dhe efektivë policie. 

Avokatët mbrojtës të të pandehurve Prendi dhe Llupo, lexuan konkluzionet përfundimtare, duke mbështetur pafajësinë e tyre në dy vendime të Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg, të cilat i sollën për analogji para togave të zeza, ku punonjësit e shtetit në mbrojtje të institucioneve të rëndësisë së veçant kanë shkrepur edhe armët. 
Pas fjalës së avokatëve mbrojtës, të cilët kërkuan pafajësi për klientët e tyre me argumentet se nuk provohet se ata kanë vrarë demonstruesit Ziver Veizi, Faik Myrtaj e Hekuran Deda, vet të pandehurit Prendi, Llupo dhe Kume kërkuan drejtësi dhe pafajësi
Në seancën e kaluar, prokurorët i kërkuan Gjykatës dënimin e Prendit me 23 vjet burg, 25 vjet heqje lirie për të pandehurin Llupo dhe pafajësi për shoferin Kume pafajësi.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›